Festa e Ditës së Verës pritet me zjarre në Berat. Djegia e gomave shkakton probleme në aksin drejt Dimalit, ndërhyn zjarrfikësja

15
Sigal

Qytetarët beratas nuk kanë harruar edhe këtë vit ritet e Ditës së Verës dhe traditat qindra vjeçare për të pritur pranverën. Ata kanë ndriçuar mbrëmjen e sotme oborret e banesave dhe bahçet, ndërkohë që zjarrit nuk i ka shpëtuar as aksi nacional Berat-Dimal.

Përveç zjarreve të vëna në anë të rrugës, në fshatin Moravë, banorët kanë djegur goma në rrugë, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Kanë që efektivët e policisë rrugore, ata që kanë mbajtur nën kontroll qarkullimin në këtë aks deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Për disa minuta me radhe, në këtë aks ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në njërin krahë të rrugës, që pas disa minutave zjarr u pushtua më pas nga shtëllunga tymi. Dita e Verës është një festë pagane e trashëguar ndër breza së bashku me rituale e saj specifike, që edhe sot vijojnë të respektohen nga banorët e Beratit e gjithë Shqipërisë, edhe pse të tepruara në shumë raste.

Sipas traditës, pas ndezjes së zjarreve, banorët kalojnë mbi to, duke respektuar një ritual pagan që simbolizon djegien e të këqijave dhe mikpritjen e një sezoni tjetër më të begatë, pra një behar sa më të mbarë.