Prof. Dr. Sazan Guri: Dekalog me ditën e verës

132
Sigal

1. Na kujton përpjekjen e të Parëve tanë që për të shpjeguar dukuritë e natyrës studiuan ligjet e saj, si në Qiell e në Tokë. Duke na dhënë kështu rolin e Hënës si në tokë edhe te njeriu, si dhe ndikim e tokës për ditë të caktuara nga Dielli dhe Hëna, ndaj dhe quhen popull para Hënor (Hesiodi, Homeri, Naimi).

2. Dita e verës, festë që identifikon pellazgjinë shqiptare, sepse nëse festat e tjera u kristianizuan, muslimanizuan, bektashizuan, kjo ngeli dhe u mbajt si mësuesi te Sadiu (GJYLYSTANI DHE BOSTANI),  që i la një stil pa i mësuar nxënësit të vet, që në rast se do të hidhte vickla, ai mund ta përdorte atë. Ndaj dhe ruajtja e kësaj dite/date përbën memorien apo “hardisk-un” e një kombi, që jo pak syresh na zbresin diku aty nga fundi e shek. XIX, por që në fakt është kjo festë që na lidh me të kaluarën larg të largët e të përhumbur të vazhdimësisë, me atë jo vetëm Ilire, por më së tepërmi me atë pellazge ose të parakëve evropianë.

3. Dita e verës na kujton që populli parak shqiptar ka zotëruar kalendar, ndryshe nga popujt e tjerë që kishin kalenda si ato greke (pa kalendar, pa shënime të ngjarjeve), i cili fillonte më Mars – gegënisht vit i m(b)arë. Ky kalendar nuk është thjesht në memorie te malësorët e Dukagjinit, Malësisë së Madhe, Mirditës, etj., por ende përdoret te njerëzit e fundit ndër ta sot.

4. Dita e verës na kujton se si populli parak shqiptar shkonte herët në mëngjes në majat e larta të maleve të tyre për të përshëndetur lindjen e Diellit, i cili adhurohej nga ilirët e pellazgët si Perëndia e tyre e lashtë. Kështu që është dita më e lashtë e motmotit shqiptar. Kjo festë e cilësuar më 14 mars, si ditë e tillë fillon me ditën e parë të Marsit dhe mbaron deri në ditën e solcitit pranveror më 22 mars. 1 Marsi simbolizon ditën e parë të vitit sipas llogaritjeve astronomike të pellazgëve apo njerëzve para hënor ose pasatlantik.

5. Dita e verës na kujton sesi fillon zgjimi i farërave të hedhura në shkurt, sesi fillon zgjimi nga përgjumja letargjike e kafshëve të dimrit, sesi fillon ndrrimi i gjakut të njerëzve nga një farë mpiksje e muajve të Kallnurit (Janarit) apo dimnit (dimën-ditë të mënuara-ditë të mërzitura). Dita e verës na kujton pse në mëngjezet e këtyre ditëve, njerëzit dhe kafshët e shtëpisë qëlloheshin e rriheshin me degë qershije apo me degë thane për të ripërtëritur trupin, pra që gjaku të dalë nga gjendja e të qenurit pak sa viskoz që njeriut i duhesh për të përballuar dimrin.

6. Dita e verës na kujton pse fëmijëve iu lidhen në krahë apo në dorë peri i Marsit apo verorja apo një tringjyrëshe për t’i mbrojtur nga sëmundjet e diellit, pra, për t’i kujtuar atyre (në rolin e doktorit natyrë) se tashmë e tutje kujdes diellin. Këto ditë trupi lahesh, duke nxjerrë yndyrnat dhe helmet e veta, ndaj dhe viheshin veroret, të cilat simbolizonin kësisoj pastërtinë dhe shëndetin. Dhe Peri i Marsit nuk duhej të hiqej deri ditën e solcitit pranveror të kohëve pagane, ose të Shëngjergjit të kohëve të pas Krishtit apo deri ditën e Novruzit të kohëve pas Islamizmit.

7. Dita e verës na kujton pse shtëpitë lyheshin me gëlqere, për të thënë se iku mugëtira, grija, errësira dhe hyri dita, drita, dielli. Vezet lyheshin me fletë qepe, (kujtoni ditët e pashkëve që bëjnë të lyejmë vezët me të kuqe), fëmijët gostiteshin me ara, bajame, etj. Gratë delnin në lëndinat e sapo lulëzuara, e mblidhnin 14 llojë lakrash të egra dhe gatuanin byrek e kulaçë, ku vihesh një monedhë leku dhe të gjithë shtyheshin e nguteshin kush e gjente, aq sa krijohesh hareja për ditët e para e të mbara të vitit, dhe se atij që i binte quhej njeri me fat. Lakra e lakrori gatuhesh me miell misri, për t’i bërë një “dush” të mirë sistemit të zorrëve të lodhura me yndyrnat e dimrit.

8. Dita e verës na kujton pse Zojat merrnin lule thane, lule kumbulle, lule pjeshke dhe i vendosnin te dera e shtëpisë, ndërkohë që te pragu i shtëpisë vendosnin një plis të thatë bari për fat e m(b)arësi, si për të thënë se si lule do të jetë jeta jonë, dhe si për t’i dhënë fjalën natyrës e mjedisit se si ky plis bari do të mbajmë. Dita e verës na kujton se Ai që ngrihej i pari ditën e verës, shiste gjumin e dimrit dhe i thoshte me humor e shaka vllait, motrës apo mikut se të kam shitur gjumin e dimrit, ose nxitonte të mbushte ujë i pari, ç’ka mendohesh se merrte fat e mbarësi. Mëmat e shtëpisë zienin vezë, me ujin e të cilave lahej fytyra e pjestarëve të familjes, duke e forcuar atë me vitaminë kalcium për të përballuar diellin.

9. Dita e verës na kujton sesi njerëzit vishnin rrobat më të reja dhe ma të bukura, vendosnin në kyçin e dorës verore bërë nga fije shumëngjyrëshe lini ose pambuku, hapnin sepetet prej dru lisi, nxirrnin zairet të ruajtura nga viti i shkumë, pala fiku, arra, lajthi, mollë e ftonj të thatë, e tjera dhe ja falnin. Ndërsa për zogjtë e qiellit gatuanin një lloj ambëlsine, të thatë, pa sherbet. Kjo lloj ambëlsine duhej të shkërmoqej thërrime – thërrime dhe të vendosej në pllaka guri e vende të thata që Zogjtë e Qiellit ta çukisnin dhe të sillnin pllenimin e bimëve. Dita e verës na kujton sesi kur hahet ambëlsirë (bollukumeja) nuk duhet që asnjë thërrime të bjerë në tokë se është gjynah, në respekt të natyrës, të të pangrënëve, të kafshëve, etj. Dhe se duhet të thyhej e të hahej më dorë, si për të shijuar energjinë e mëmës që e gatoi dhe energjinë e vetvetes.

10. Pra, dita e verës, ditë vetëm e popullit para hënor, para europian, para ilir, para helen para romak, ditë unikale, emblemë e popullit shqiptar.

Kësisoj, “Dita e Verës” është Dita më paqësore, më paqësorja, sepse ajo vjen nga larg, thellë nga fëmijëria e shoqërisë njerëzore. Vjen ashtu, siç vjen gjithmonë fëmijëria: Me lodra dhe lojëra. Veçse ky popull vazhdon të luajë akoma, kur të tjerët këto lodra i kthejnë në lojra oplimpike, në lojra zyrtare, si rasti me popullin rumun që kani ca lodra që ngjajnë me këto, por nuk flenë dhe nuk lenë dy gurë bashkë që këto lodra të marrin vëmendje të Uneskos. Si psh. Adrian Cioroanu, i dërguari i përhershëm i Rumanisë në UNESCO, më datën 6 dhjetor 2019 në faqen e tij në FB, cituar nga News.ro, shkruante: “Verorja, u pranua në listën e përzgjedhur të trashëgimisë jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë – në të cilat kjo traditë e pranverës ekziston me disa ndryshime në formë, por që ka të njëjtën frymë të festimit të rilindjes së natyrës”. Kurse ne flemë “të lumtur” se jemi pasardhës të atij populli të ndritur. Bile në 2016 rumunët kanë në UNESCO edhe qilimin me motive….Ja pse dita e verës dhe fjalët që lidhen me të janë vetëm shqip, sepse latinishtja ose romakët që vijnë ‘’vite drite’’ pas i huazuan këto procese, këto veprime deri në fjalë e sintaksë nga gjuha shqipe.