Fermerët e Devollit: Të gjitha qepët i hodhëm në lumë

121
Sigal

Fermerët e fshatit Miras të Devollit i kanë zvogëluar çdo vit e më shumë sipërfaqet për mbjelljen e qepëve. Ata thonë se prodhimet e fundit i kanë hedhur në lumë, pasi nuk ka treg dhe se tregtarët i kanë marrë me një çmim që nuk mbulon as kostot. Problem për banorët e kësaj zone mbetet edhe largimi i të rinjve.

Mungesa e një tregu për qepën ka detyruar fermerët në Devoll që të mos mbjellin më si më parë, dhe ato që kishin, i kanë hedhur në lumë.

Fermerët e fshatit Miras të Devollit, të cilët e kultivojnë në masë qepën e famshme të Bozhigradit, rrëfejnë se nuk mund të mbjellin më pasi së fundmi i kanë shitur me 10 deri 20 lekë kilogrami duke mos nxjerrë as kostot e tyre!

Fermerët çdo ditë marrin vendime për lënien e tokës djerrë dhe për t’u larguar qoftë edhe për disa muaj në emigrim pasi investimi në vend nuk u sjell të ardhura por i varfëron çdo vit e më tepër.