Farmacia e drejtorit Skura, në një aferë tjetër kriminale

970
Një tjetër skemë abuzimi me rimbursimin e barnave, me receta fiktive, zbulon një abuzim që për një periudhë prej më pak se një vit e gjysmë, prej 400 milionë lekë (të vjetra). Denoncimin e bënë publik deputetja e PD-së, Albina Deda, e cila zbulon edhe skemën. Sipas deputetes, abuzimi ka ndodhur me ilaçin ‘Neuro AID’, për kategorinë e veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare. Deputetja denoncon, se ky bar, nuk është në Listën e Barnave të Rimbursuar nga Fondi si edhe nuk figuron në regjistrin e Agjencisë Kombëtare të Barnave. Ajo gjithashtu denoncon edhe rimburismin abuziv, që shkon nga 1.3 milionë lekë – deri në 1.5 milionë lekë për recetë.
Denoncimi i plotë i deputetes Albina Deda

Pak muaj më parë është bërë një kontroll në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe është zbuluar një tjetër skemë mashtrimi, një skemë abuzive me barnat për veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare. Kjo skemë është në vazhdën e ngritjes së skemave abuzive dhe heqjes qëllimisht të mekanizmit të kontrollit për barnat nga Ministria e Shëndetësisë, në dy vitet e fundit në vendin tonë. Nga kontolli ka rezultuar se në periudhën Shtator 2014 deri ne fund të vitit 2015 në disa farmaci të Tiranës, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka rimbursuar të ashtuquajturin ‘Neuro AID’, i cili edhe nga verifikimet tona nuk rezulton në Listën e Barnave të Rimbursuar nga Fondi si edhe nuk figuron në regjistrin e Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe çka është më e rënda rezulton se ky ilaç nuk është bar apo medikament, por një suplement dhe për pasojë nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë. Në një situatë të tillë ky suplement nuk duhej të rimbursohoj. Por për fatin e keq, ky suplement është rimbursuar në rreth 4 farmaci në kryeqytet për muajt Shtator 2014-Tetor 2015 me një vlerë totale prej 40 milionë lekë (të reja). Këto farmaci nga të dhënat rezultojnë të jenë në pronësi të ish-drejtuesve të lartë të Fondit dhe njerëzve të lidhur me MSH ( farmacia Coli’s, Geni-Lori, Nikol 2, etj). Nga informacioni që ne disponojmë rezulton se ky suplement, ka hyrë në Shqipëri me vlerë rreth 25.000 lekë (gjithmonë të reja, 1 kuti me 180 kapsula) dhe është rimbursuar nga Fondi për periudhën në fjalë duke variuar nga 170,000 lekë (të reja) për recetë çdo muaj gjatë vitit 2014, deri në vlerën 130.000 lekë (të reja) për recete çdo në muaj në vitin 2015. Pra, për rreth një vit e gjysmë është lejuar të funksionojë kjo skemë mashtrimi me Fondin e Rimbursimit si edhe nga të dhënat tona rezulton se në shumicën e rasteve ky Suplement nuk është marrë fare nga veteranët në Tiranë, por thjesht janë mbushur receta fiktive dhe janë rimbursuar leket në farmacitë e pushtetit të sotëm. Mësohet se pas këtij kontrolli janë marrë masa adminstrative (për peshqit e vegjël) por nuk dihet se si është mbyllur vlera prej rreth 40 milionë lekë. 
Sigal