Pazari i punësimeve në Dibër,krijohet partia çame (PDIU) me ortodoksë maqedonas

798
Sigal

Partia çame (PDIU) ishte pjesë e koalicionit të
“Rilindjes” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 11 Shtatorit 2016, duke ndjekur
traditën e rendjes pas pushteteve dhe përfitimeve prej tyre të posteve nga
zv/ministër, drejtorë të përgjithshëm, drejtorë rajonalë e vende të tjera pune
sipas racionit që i japin pushtetet, në prehrin e të cilëve shkon e ulet duke
transferuar mandatet parlamentare! Përfshirja e partisë çame në koalicionin
“mavi” në zgjedhjet e Dibrës, duket se nuk ka kaluar thjeshtë si koalicion
politik kalimtar sa për zgjedhjet, por edhe si shtrirje strukturore e kësaj
partie në bashkinë e Dibrës jo se duan partinë çame dhe “komandant” Idrizin,
por duke ditur faktin, që ashtu si në ish-pushtetin e PD të deri vitit 2013 që
PDIU u fut për vende pune e poste qeveritare, Idrizi e futi partinë çame edhe
në koalicionin me “Rilindjes” jo për idealin dhe çështjen çame, por për të
marrë “thella” postesh në qeveri e vende pune në administratën shtetërore! Nisur
prej këtij fakti, një grup nismëtarë në Dibër, nxituan e krijuan degën e PDIU në
këtë qark. Nuk janë as çam e as dibranë nga kombësia, por janë ortodoks me
kombësi maqedonase që jetojnë në Dibër, qysh prej ndarjes së kufijve! Nuk kanë
asnjë lidhje me programin e partisë çame, por kanë lidhje me tregun e punësimit
në rrethin e Dibrës, që siç kanë dëgjuar nga “udhëheqësi” Idrizi, partia çame
do të marrë pjesën e saj në Bashkinë Dibër, në Prefekturë, në Këshillin e
Qarkut, në tatime, doganë, arsim, shëndetësi, transport, polici, ushtri, në
shërbimet publike dhe në drejtoritë e tjera lokale të zonës. Dega e Partisë Çame
në Dibër, krijuar me ortodoksë maqedonas, ka bërë tashmë listat e pazarit të
vendeve të punës dhe i ka çuar ato për miratim në tavolinën e “krye-dyqanxhiut”
të këtij pazari Shpëtim Idrizi!