Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për ushtarakët, inxhinieret e mjedisit, ambasadorët dhe artistët

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: A marrin pensionistët pension shtesë kur punojnë vite shtesë dhe raportet mjekësore për shtatzënat

     

    NOA

    Artisti i merituar në Teatrin Kombëtar z.Ahmet Pasha njëkohësisht Profesor i Asociuar nga viti 2004, shkruan: jam i datëlindjes 7 shkurt 1948 dhe kam punuar rreth 42 vjet i siguruar në shumë premiera dhe firma artistikë. Kohët e fundit më kanë njoftuar për të dalë në pension të plotë. Jam i interesuar të di, si llogaritet pensioni i zakonshëm, po shtesa sipas gradës shkencore a përfitoj pension shtesë për periudhën e punuar më shumë se 35 vjet? Sipas nenit 92 të ligjit të sigurimeve shoqërore, ju moshën për pension të plotë e keni plotësuar më 7.2.2012, në moshën 64 vjeç. Për periudhën që keni punuar mbi moshën e pensionit nga data e mësipërme, ju do të merrni shtesë 0,34% të pensionit të plotë për çdo muaj që, ose 4% për një vit. Mbështetur në Kodin e Punës, para daljes në pension ju takon leja e zakonshme e pjesshme për këtë vit për periudhën që keni punuar nga janari deri ditën që keni ndërprerë marrëdhëniet financiare me qendrën e punës. Deri më 30.6.2013, pensioni i zakonshëm maksimal i plotë është 23.600 lekë në muaj përfshi dhe kompensimet. Për vitet që keni punuar me gradën shkencore “Profesor i Asociuar”, konformë nenit 7 të ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, botuar në fletoren zyrtare 87, “Për pensionet shtetërore suplementare të…

     

    Për më tepër lexoni në gazetën Telegraf