Europa kundër krimit: 500 të arrestuar dhe tonelata kokainë e sekuestruar

490
Një operacioni i gjerë policor u zhvillua ndërmjet 4 majit dhe 24 qershorit 2015, i cili përfshiu oficerë police nga 28 vendet e Bashkimit Europian, si dhe vende partnere si Shqipëria, Maqedonia, Mal i Zi, Turqia, Kolumbia dhe të tjerë. “Edhe një herë tjetër ne mund të themi që bashkëpunimi i suksesshëm ndërkombëtar mund të ketë një impakt mbi krimin e organizuar”, tha nëpërmjet një njoftimi për shtyp Rob Ëinëright, drejtor i Europol. “Rrjedhoja e këtij operacioni, me më shumë se 500 të arrestuar, është një paralajmërim për kriminelët që ato nuk janë të sigurtë në asnjë vend”, shtoi ai. Operacioni u shtri në 260 qytete në të gjithë botën, ku oficerët e Europol përdorën zyra lëvizëse, të cilat i dhanë akses të drejtpërdrejtë në bazën e sigurtë të të dhënave të agjencisë. Gjatë operacionit u bllokuan 2.8 ton kokainë, 110 kilogramë heroinë, 390 makina dhe mbi 1300 ton metale të vjedhura. 
Sipas zyratir të lartë të Europol, sasitë e mëdha të drogës transportoheshin nëpërmjet kontenierëve, ndërkohë që për sasitë më të vogla përdorej posta dhe korrierët. U zbuluar që korrierët e drogës fluturonin nga Amerika Jugore në Europë me kokainë, dhe pako heroine dërgoheshin çdo ditë nga Afganistani dhe Pakistani për në Europën Perëndimore. Fshehja e kokainës bëhej në mënyra të ndryshme, nga rrobat te këpucët por edhe në instrumente mjekësore. “Gjatë operacionit, falë bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, disa trafikantë u arrestuan të cilët mundësonin kalimin e emigrantëve të paligjshëm në Europë”, tha zyrtari i Europol. “Një bazë për emigrantët e paligjshëm u zbuluar gjithashtu në Hungari,” agjencia shtoi. Ky aksion i fundit ndërkombëtarë kundër krimit të organizuar ndjek në hapat e operacionit ‘Arkimedi’ në 2014, kur u sekuestruan 2.9 ton kokainë dhe u arrestuan më shumë se 1000 të dyshuar.
Sigal