“EURO-STAT” nxjerr bllof “Rilindjen”, Shqipëria me fuqi blerëse 4 herë më të ulët se Bosnja

525
Po ndalemi tek një fakt, që zhvlerëson deklaratat e ministrave të “Rilindjes”, të cilat janë thjeshtë dhe vetëm citate demagogjike në parlament, media, konferenca, takime me popullin etj, të “recituara” çdo ditë për treguar e krijuar bindje tek shqiptarët dhe ndërkombëtarët se kanë siguruar arritje sociale-ekonomike në favor të popullit. kryeministri dhe ministrat, deklarojnë se mirëqenia e shqiptarëve “është rritur” disa herë, se leku është forcuar, se punësimi është rritur, se pagat përballojnë nevojat e konsumit të popullatës, mbasi kanë fuqi blerëse në treg. Po cili është realiteti social-ekonomik e financiar që përjetojnë shqiptarët? Cili është niveli i jetesës?

 Cila është fuqia blerëse e pagave, në raport me tregun dhe taksat që ka vendosur dhe ekzekuton pushteti lokal e qendror, hipoteka, mjedisi, tatimet, dogana, shëndetësia, arsimi? Sa ushqim, veshje, telefoni, shërbim mjekësor, arsimim, udhëtim, ujë, energji elektrike, ngrohje mund të blej shqiptari me pagë mujore minimale, me pagë të mesme, me pagë pune tek privati, me pension pleqërie, me pension invaliditeti, me pension jetimi e me pagesë ndihme ekonomike mujore? Qeveria “Rilindja” thotë se shqiptari me këto pagesa, përballon jetesën normalisht. Po cili është realiteti faktik? Pa bërë komente, po paraqesim një tabelë të publikuar disa ditë më parë nga Agjencia e Statistikave të BE (“EURO-STAT”), agjenci që monitoron treguesit e mirëqenies ekonomike të vendeve të BE dhe të rajonit, madje krahasuar edhe më disa vende jashtë BE, duke bërë raporte e pasqyra krahasuese të fuqisë blerësve të pagave e pensioneve sipas vendeve përkatës. Një raport të tillë krahasues, “EURO-STAT” e bën dhe e publikon në çdo vit. Kjo tabelë, tregon fuqinë blerëse reale që kanë qytetarët e Europës e të disa vendeve të rajonit jashtë BE, siç është edhe Shqipëria, Kosova, Bosnja, Turqia, Maqedonia, Serbia. 

Sipas tabelës së “EURO-STAT”, rezulton se shqiptarët që nuk janë familje qeveritarësh, kanë paga e pensione të ulëta, për rrjedhojë kanë edhe fuqi blerëse aq të ulët, sa nuk u garanton dot as mbijetesën ekonomike për të mbushur barkun me ushqim minimal. Sa për kujtesë, mesatarja treguese e fuqisë blerëse në renditjen e mëposhtme, monitoruar e publikuar nga EURO-STAT” është llogaritur me vlerësimin “100 pikë”. Sipas të dhënave, shqiptarët vazhdojnë të përjetojnë varfërinë ekstreme edhe prej pagave e pensioneve të ulëta që u jepen në shtet e privat dhe këtë e tregon qartë fakti, që kanë fuqinë më të ulët blerëse edhe se vendet e rajonit, konkretisht me 12 pikë, ose 88 pikë më të vogël se mesatarja e BE, me 187 pikë më të ulët se mirëqenia Luksemburgut, me 69 pikë më të ulët se Kroacia, me 37 pikë më të ulët se Serbia dhe 4 herë më të ulët se Bosnja 
Në këtë renditje, fuqia blerëse e shqiptarëve në raport me popujt e tjerë të disa vendeve të Europës e rajonit, rezulton kështu: 
– Luksemburgu e ka fuqinë blerëse 298 pikë, ose 199 pikë më lartë se mesatarja e BE. 
– Gjermania e ka fuqinë blerëse 281 pikë, ose 181pikë më të lartë mesatarja e BE. 
– Holanda, ka fuqi blerëse 134 pikë, ose 34 pikë më të lartë se kuota mesatare e BE. 
– Danimarka, ka fuqinë blerëse 125 pikë, ose 25 pikë më të lartë mesatarja e BE. 
– Irlanda e ka fuqinë blerëse 124 pikë, ose 24 pikë më të lartë se mesatarja e BE. 
– Austria e ka fuqinë blerëse 122 pikë, ose 22 pikë më të lartë se mesatarja e BE. 
– Italia e ka fuqinë blerëse 107 pikë, 7 pikë më të lartë se mesatarja e BE. 
– Greqia e ka fuqinë blerëse 98 pikë, pra vetëm 2 pikë më të ulët se mesatarja e BE. 
– Kroacia e ka fuqinë blerëse 71 pikë, ose 29 pikë më të ulët se mesatarja e BE. 
– Rumania e ka fuqinë blerëse 55 pikë, ose 45 pikë më të ulët se mesatarja e BE. 
– Bullgaria e ka fuqinë blerëse 43 pikë, ose 57 pikë më të ulët se mesatarja e BE.. 
– Mali i Zi e ka fuqinë blerëse 60 pikë, ose 40 pikë më të ulët se mesatarja e BE.. 
– Turqia e ka fuqinë blerëse 58 pikë, ose 42 pikë më të ulët se mesatarja e BE.. 
– Serbia e ka fuqinë blerëse 49 pikë, ose 51 pikë më të ulët se mesatarja e BE.. 
– Maqedonia e ka fuqinë blerëse 48 pikë, ose 52 pikë më të ulët se mesatarja e BE.. 
– Bosnja e ka fuqinë blerëse 48 pikë, ose 52 pikë më të ulët se mesatarja e BE.. 
– SHQIPËRIA e ka fuqinë blerëse 12 pikë, ose 88 pikë më të vogël se mesatarja e BE, 187 pikë më të ulët se mirëqenia Luksemburgut, 69 pikë më të ulët se Kroacia, 37 pikë më të ulët se Serbia dhe 4 herë më të ulët se Bosnja. 
Sigal