Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, z. Hellmutt Hoffmann

466
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Hellmutt Hoffmann të cilin e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë 3 viteve të fundit. Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se shqiptarët i kushtojnë shumë vëmendje rritjes së cilësisë së bashkëpunimit me Gjermaninë, dhe në këtë drejtim të gjithë institucionet shqiptare duhet të reflektojnë rëndësinë dhe potencialin e këtyre marrëdhënieve në aktivitetin e tyre. Ambasadori i Gjermanisë Hoffmann vlerësoi ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe vuri në dukje se shërbimi diplomatik në Tiranë ka qenë një kënaqësi e veçantë. Gjithashtu Ambasadori Hoffmann bëri një vlerësim të veçantë për kontributin e z. Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, veçanërisht në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Sigal