Bizneset dhe pasagjerët në alarm: Povonohemi në terminalin e trageteve!

590
Sigal

Policia vonon nisjen e trageteve me tre orë çdo natë. Droga e kapur në Bari, ashpërson masat në Durrës

Kapja e 600 kg drogë në Portin e Barit javën e shkuar, ka ashpërsuar kontrollet në Portin e Durrësit, duke bërë që gjatë javës së fundit, rreth 40 kamionë të bllokohen në terminalin e Durrësit pa u nisur në Itali.  Por në anën tjetër vonesa të shumta janë evidentuar në oraret e nisjes së trageteve në mbrëmje nga Porti i Durrësit. Është një paradoks i madh, sepse APD ka vënë në funksion “check -in” elektronik, ku pasagjerëve, shoferëve të kamionëve dhe drejtuesve të autoveturave, ju krijohen kushte që brenda pak sekondave të vulosin të dhënat e tyre pa u paraqitur në agjencitë e biletave. Në realitet ka ndodhur krejt e kundërta, ku vonesa shumë të mëdha janë vënë re në nisjen e pasagjerëve dhe mjetet me tragete, ndonëse trumbetohen procedura të lehtësuara, vonesat janë të mëdha dhe të kushtueshme për pasagjerët dhe subjektet e biznesit që operojnë me tragete.

Kamionët bllokohen në terminal

Gjatë kësaj jave problemi i madh për të gjithë transportuesit kanë qenë vonesat në terminalin e trageteve, ku për çdo natë nga kontrolli që u bëhen kamionëve, mbeteshin pa u nisur një numër i   konsiderueshëm, sepse policia kufitare e Portit të Durrësit, ka nisur kontrollet e imtësishme ndaj këtyre mjeteve, por kontrolli i të gjithë mjeteve kërkon kohë dhe fuqi punëtore. Si rezultat tragetet e linjës Durrës Bari që nisen në orën 23 të mbrëmjes, janë nisur me tre deri në katër orë vonesë nga Porti i Durrësit, pavarësisht se nisja e tyre ka një orar, i cili duhet të respektohet.

Shqetësimi

Bizneset e ndryshme kanë denoncuar procedurat e ngadalta, vonesat që shkaktohen në Portin e Durrësit  nga kontrollet në pikën kufitare. Pasagjerë të ndryshëm kanë bërë me dije se janë imbarkuar në orën 20:00 të mbrëmjes në tragete dhe kanë pritur që të bëhej nisja e tragetit në orar po u është dashur të presin me orë të tëra, deri në nisje. Pasagjerët shprehen të irrituar nga këto vonesa, që sipas tyre janë krejtësisht të pajustifikuara. Në terminal të trageteve ju vendosen sistemet elektronike për të kryer procedura brenda pak sekondash, ndërsa me të hipur në traget, ju duhet të presin orë të tëra dhe po kaq orë me vonesë mbërrijnë nëBari. Hyrja në terminal e çdo lloj mjeti makine apo kalimi, përfundon në orën 22:30 minuta, 30 minuta para se tragetet të mbyllin portat e të nisen për lundrim. Por kjo gjë ndodh vetëm në tabelat e shkruajtura para portave të terminalit, sepse realiteti flet shumë ndryshe. Sipas burimeve kontrollin e mjeteve të rënda nuk e ka detyrë vetëm Policia Kufitare. Mjetet e import eksportit, në të cilat janë gjetur sasi të mëdha droge, kalojnë më parë në disa filtra të tjerë, siç janë dogana dhe Antikondrabanda, struktura inteligjente, të cilat, janë po kaq përgjegjëse për çdo sasi droge që kapet nga Policia Kufitare dhe jo e Barit në Itali. Këto struktura janë të parat që duhet të mbajnë përgjegjësi.