Euro në pikiatë, në Shqipëri në vitin 2023 u konvertuan 12 miliardë euro

27

Në vendin tonë janë konvertuar për vitin 2023, rreth 12 miliardë euro, shifër kjo e dyfishuar nga viti 2015, kur janë konvertuar rreth 6.5 miliardë euro, çka nuk shpjegohet dot me faktorët si emigracioni, turizmi, zhvillimi ekonomik. “Kemi parë një mbiçmim të monedhës vendase që nga viti 2015, që koinçidon edhe me dukurinë e kanabizimit deri më sot. Flukset e këmbimeve gjatë vitit 2023 kanë qënë shumë të larta dhe të pashpjegueshme me faktorët fondamentalë

Në vendin tonë janë konvertuar për vitin 2023, rreth 12 miliardë euro, shifër kjo e dyfishuar nga viti 2015, kur janë konvertuar rreth 6.5 miliardë euro, çka nuk shpjegohet dot me faktorët si emigracioni, turizmi, zhvillimi ekonomik

Sigal

Gazetarja Ola Xama, ka folur për mbiçmimin e lekut dhe rënien e vazhdueshme të euros në vendin tonë në nivele dramatike, ku sot këmbehet me rreth 104 lekë.

Xama shpjegoi se në vendin tonë janë konvertuar për vitin 2023, rreth 12 miliardë euro, shifër kjo e dyfishuar nga viti 2015, kur janë konvertuar rreth 6.5 miliardë euro, çka nuk shpjegohet dot me faktorët si emigracioni, turizmi, zhvillimi ekonomik.

Po kështu gazetarja shpjegoi se edhe me monedhat e tjera, dollarë dhe paund, janë rritur ndjeshëm shifrat e konvertimit në Shqipëri.

“Kemi parë një mbiçmim të monedhës vendase që nga viti 2015, që koinçidon edhe me dukurinë e kanabizimit deri më sot. Të gjitha shkaqet lidhen me tregun vendas në Shqipëri, prandaj quhet rritje e monedhës kombëtare dhe jo nënçmim i euros.

Përse ka shumë euro në qarkullim? Janë disa që thonë se vijnë nga emigrantët, turistët, borxhi në monedhë euro, etj.

Flukset e këmbimeve gjatë vitit 2023 kanë qënë shumë të larta dhe të pashpjegueshme me faktorët fondamentalë.

Mesatarja historike e konvertimit të euros, ka qenë 5 miliardë euro në vit. Që nga viti 2016 shohim që është rritur në 6.5 miliard dhe në vitin 2023 papritur shohim 12 miliardë euro të konvertuara. Pra që nga viti 2016 kemi dyfishim. Kjo është rreth 50% e GDP.

Konvertimet e fluksit të dollarit kanë qenë rreth 2 miliardë, por tani kanë shkuar në 3 miliardë dollarë në vitin 2023. Edhe flukset e dollarit janë në rritje. Ne kemi rritur edhe shkëmbimet e dollarit me vendet e Amerikës Latine. Kemi rritje të investimeve nga Ekuadori.

Edhe për paund kemi dyfishim të konvertimit nga viti 2019 deri në 2023. Këto janë më shumë para cash, sepse paundi konvertohet më shumë në pikat e shkëmbimit”,- tha ndër të tjera Xama.
  

Meta: Zhvlerësimi i Euros, i qëllimshëm! Rrënimi i biznesit fason dhe humbja e vendeve të punës, përgjegjësi e qeverisë

 

“Zhvlerësimi i qëllimshëm i Euros nga ana e qeverisë po shkakton pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Ashtu edhe siç FMN konstatoi në raportin e fundit, ky zhvlerësim nuk është i shpjeguar plotësisht nga bazat ekonomike.4 miliardë lekë ndihmë e qeverisë së Rilindjes për biznesin fason, sepse të dhënat konfirmojnë se vetëm për shkak të zhvlerësimit të Euros, në një vit, humbjet financiare janë 110 milionë Euro 

Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta ka deklaruar se zhvlerësimi i Euros është i qëllimshëm dhe po kthehet në një gangrenë të rrezikshme për ekonominë shqiptare.

Meta u shpreh se të dhënat e fundit janë alarmante, duke shtuar se vetëm për një periudhë 1-vjeçare nga janari 2023 deri në janar 2024, në Shqipëri eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 18.5%.Analiza e plotë :“Zhvlerësimi i qëllimshëm i Euros është kthyer në një gangrenë të rrezikshme për ekonominë shqiptare dhe veçanërisht për eksportet dhe biznesin fason. Të dhënat e fundit nga këta sektorë vijojnë të jenë alarmante.

Vetëm për një periudhë njëvjeçare nga janari 2023 deri në janar 2024, në Shqipëri eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 18.5%.

Më dramatike është rënia e këpucëve “Made in Albania” me 30%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa eksportet e tekstileve ranë me 7.8%.

Nga 108 milionë Euro në janar të 2023, eksportet në 2024 u tkurrën në 88 milionë Euro.

Vetëm për një periudhë një mujore, janar 2024-shkurt 2024 u raportuan 3000 vende pune të humbura në biznesin fason, ndërsa sipas përfaqësuesve të këtij sektori, nëse do të vijojë kjo situatë e vështirë, projeksionet flasin për 25.000 vende pune të humbura deri në fund të muajit qershor 2024.

Vetëm 4 miliardë Lekë është ndihma e qeverisë së Rilindjes nëpërmjet Garancisë Shtetërore për biznesin fason, por kjo shumë është totalisht e pamjaftueshme, sepse të dhënat konfirmojnë se vetëm për shkak të zhvlerësimit të Euros, në një vit, humbjet financiare në këtë sektor janë 110 milionë Euro.

Kjo Garanci është vetëm një manovër mashtruese propagandistike, ashtu siç ndodhi edhe me Garancitë gjatë pandemisë që rezultuan dështime dhe mashtrime.

Zhvlerësimi i qëllimshëm i Euros nga ana e qeverisë po shkakton pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Ashtu edhe siç FMN konstatoi në raportin e fundit, ky zhvlerësim nuk është i shpjeguar plotësisht nga bazat ekonomike.

Të dhënat zyrtare për volumin e shkëmbimit të Euro-s në Lekë janë edhe më tronditëse.

Vetëm gjatë vitit 2023 në Shqipëri u konvertuan 12 miliardë Euro, ndërkohë që kjo shumë në vitin 2016 ishte 6.5 miliardë Euro, ndërsa mesatarja historike e konvertimit të Euros ka qenë 5 miliardë Euro në vit!

Rrënimi ekonomik i eksporteve dhe biznesit fason dhe humbja e mijërave vende të punës është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë së Rilindjes, e cila është nxitësja, bashkëpunëtorja dhe përfituesja kryesore e pastrimit të parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Taksa e korrupsionit, realiteti që shqiptarët paguajnë nga portofoli i tyre

Në ekonomi tre janë faktorët që forcojnë një monedhë; rritja e ekonomisë së brendshme që do të thotë rritja ekonomisë shqiptare, bilanci tregtar, që do të thotë diferenca mes eksporteve dhe importeve në sasi dhe së fundi kërkesa në tregun ndërkombëtar për monedhën shqiptare.

Monedha jonë nuk është një monedhë që ka një kërkesë të madhe ndërkombëtare. Së dyti nuk ka një rritje të ekonomisë reale, nuk ka rritje të prodhimit, pasi kushdo e di që ne nuk prodhojmë ndonjë produkt me kërkesë të lartë eksporti.

Për fasadën e lekut të fortë, familjet shqiptare dhe bizneset, paguajnë faturën e kripur të një ekonomie informale, parave të pista dhe mbi të gjitha taksën e korrupsionit.

Për ta kuptuar këtë secili mund të shohë portofolin e vet. Sot me 1000 lekë nuk blen më dot asgjë që ke blerë deri dje. Çmimet janë rritur dhe sasia është ulur.

Një familje me të ardhura mujore mesatare 50 mijë lekë në muaj konsumon gjithnjë e më pak ushqime se sa një muaj më parë. Produktet e shportës janë shtrenjtuar ndonëse janë duke u importuar me një lek më të fortë.

Kush përfiton nga forcimi i lekut? Jo familjet shqiptare!

Kush humbet nga forcimi jo prej ekonomisë së lekut? Familjet shqiptare!