Euro 2024 – Shqipëria fiton ndaj Moldavisë me rezultatin 2:0

384
Sigal

Sapo ka përfunduar me rezultatin 2 – 0 por për shqiptarët sapo ka filluar festa e fitores së shumëpritur kuq e zi. Shqipëria fitoi në përballje me Moldavinë në takimin që u luajt në Tiranë, në Stadiumin Air Albania. Të rrethuar nga afro 21.000 tifozave të pranishëm Shqipëria zbriti në fushë me Berisha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni dhe Cikalleshi. Kombëtarja jonë luajti me formacionin 4-3-3. Shqipëria synon 3 pikët dhe për të arritur këtë rezultat.  Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Në minutën e 8’të Uzuni trëmbi portën e Moldavisë. Cikalleshi në minutën e 21’të godet traversën duke treguar epërsinë e Shqipërisë në lojë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë. Me fillimin e pjesës së dytë Shqipëria dukej qartë në kërkim të golit. Në minutën e 52’të Kuq e Zinjtë kalojnë në avantazh me një supergol nga Jasir Asani. Rezultati 1 me 0 do të vijonte edhe për pak deri sa në minutën e 76’të Nedin Bajrami shënon golin e dytë për Shqipërinë që gëzon kështu jo vetëm fitoren por edhe ngritje në tabelën e Grupit E për Euro 2024.