Erisa Xhixho: Qeveria Rama i ka përdorur për fasadë gratë

277
Sigal
Sot me gratë dhe vajzat e Njësisë 9, të cilat me kurajë dhe dinjitet kanë përballuar një betejë të padrejtë dhe shumë të vështirë më 25 prill.

Këtyre grave dhe vajzave u jam mirënjohëse për gjithë kontributin e tyre në vite, për të bërë të mundur pozicionimin e barabartë, në mos më mirë se burrat, në politikë.

“Fëmijët duan të ikin se nuk kanë shpresë në këtë vend”, është shqetësimi i tyre kryesor.
Papunësia dhe mungesa e mundësive për punësim, por dhe pagat shumë të ulta me të cilat nuk përballojnë dot çmimet e rritura janë beteja e tyre çdo ditë.

Gratë e vajzat e thjeshta që punojnë çdo ditë me përkushtim janë frymëzimi dhe modeli që duhet të promovojmë në shoqëri e t’u japim më shumë mundësi për të ecur përpara.

Qeveria Rama i ka përdorur për fasadë gratë, duke mos u dhënë shansin për të qenë kontribuese në shoqëri, dhe në mungesë të mundësive, duke i detyruar ato dhe fëmijët e tyre të largohen.