Erion Brace e quajti hajdut, ekonomisti i liston skandalet dhe i thotë : Shihemi në gjyq

121

Ekonomisti Panajot Soko gjatë një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur pretendimeve se zv. ministri Erjon Brace e ka quajtur hajdut gjatë një debati televiziv. Duke listuar një sërë skandalesh financiare të ndodhura nën udhëheqjen e rilindjes, ekonomisti ka dashur ti tregojë zv ministrit se kush është hajduti i vërtetë. Në fund Soko ka deklaruar se do ta hedhë në gjyq, Bracen për shpifje.

 

Ja reagimi i plotë :

Më paska akuzuar Erion Braçe si hajdut dhe mashtrues..🤦🤦🤦

Zv.Kryeministri i qeverisë që KLSH-ja i ka kapur 7 miliardë Euro shkelje të disiplinës financiare, më ka akuzuar mua si hajdut.

Zv.Kryeministri i konçesionit të inceneratorëve, ku iu paguan një kompanie 15 milionë Euro, pa bërë asnjë kokërr pune, më ka akuzuar mua si hajdut.

Zv.Kryeministri i konçesionit të sterrilizimit, ku për një set kirurgjikal ne paguajmë minimalisht 100€, ndërsa në Gjermani paguajnë 2.4€, më quan mua hajdut.

Zv.Kryeministri i tenderit të unazës me 20 milionë €/km, që u morr vesh deri në SHBA që ishte vjedhje, më quan mua hajdut.

Dhe imagjino skenën. Erioni është duke shkruar në kompjuter statusin për mua ku më shan hajdut dhe aty përpara ka fletën ku sapo ka firmosur VKM për konçesionin e ri Milot-Fier 1.5 miliardë € dhe ku do t’i detyrojë shqiptarët të paguajnë 20 mijë lek të vjetra për të kaluar aty.
Dhe pak më tej ka shkresat për ligjin e metrologjisë që fo t’i hapi rrugën konçesionimit të plotë të metrologjisë..
Etj.etj.etj..se janë shumë shkresat që Braçe ka në tavolinë..

Dhe ky Zv.Kryeministër ka guximin dhe hap gojën dhe akuzon hajdut dikë?? Çfarë guximi? Sa i pacipë duhet të jesh?😯🤯

Këta të lënë pa tekst!

Më quan dhe mashtrues..🤦🤦

Njeriu që në 2013 iu thërriste fermerëve të Divjakës “A doni ju naftën pa taksa? Ne do ta bëjmë naftën pa taksa”. Dhe vetëm një vit më vonë, iu rriti taksat naftës me 240 lek të tjera.

Njeriu që në 2013 premtonte 300 mijë vende pune dhe shëndetësi falas, dhe pas 7 vjetësh degëdisi 400 mijë shqiptarë në Gjermani bashkë me gjysmën e mjekëve në vend.

Ky më akuzon mua mashtrues??!!!🤦🤦🤦

Thotë ka tre muaj që ka filluar ndërtimi i shtëpive. Po 35 ditë kërkon një shtëpi për t’u ndërtuar, tha zv.ministri dje, ç’ne s’kanë mbaruar ato shtëpitë akoma, meqë kanë 3 muaj??

Se këta bien vetë brenda tek ato që vetë i thonë. Janë të paparë!

Erion, unë jam hajdut e pranoj. Jam hajdut i jetës së tim biri. Se, po të lë akoma ty dhe kufomat e tjera që e rropët këtë vend për 30 vjet me rradhë, të vazhdosh të vjedhësh jetët e njerëzve.
Po vazhdoj të të lejoj, që pasi më vodhe jetën mua, t’ia vjedhësh dhe tim biri. Dhe kjo më bën bashkëpuntor në krim.
Por që s’kam ndërmend të të lejoj për shumë gjatë, të siguroj për këtë.

P.S. Ti nuk më ke përmendur me emër në statusin tënd, sepse ke frikë se po të hedh në gjyq për shpifje.

Por, gjithsesi, unë do të të hedh prapë në gjyq për shpifje. E di që s’do ta fitoj, se ti s’e ke përmendur emrin. Por s’mund t’ia mohoj vetes kënaqësinë kur të të shoh ty apo avokatin tënd që, duke u përdredh si larvë, i thotë gjykatësit “Jo nuk e kam pasur me z.Soko. Ja s’ka prova që e kam pasur me z.Soko, se s’ja kam përmendur emrin.”🤣🤣

Ça kënaqësie..