Ergys Alushi: Në Vlorë, po i mbushin rrugët me asfalt e shpirtin me maraz!

596
Gjithçka në Vlorë është e përqendruar te rrugët dhe riveshja e tyre me cipën e asfaltit, që në shumicën e rasteve është asfalt i cilësisë së dobët 
– Kështu, ndërsa rrugët po vishen me cipën e asfaltit, shumicës së institucioneve në Vlorë, u ka dalë apo po u del “cipa” e funksionimit të tyre, e shërbimit ndaj qytetarëve, e menaxhimit të problematikave që shfaqen përditë në Vlorë nga qytetarë të shumtë, e përfshirjes në fushatë me njerëz e bazë material.
Rrugë, rrugë, asfalt, rrugë, …
Në Vlorë flitet çdo ditë vetëm e vetëm për rrugë. Filloi asfaltimi këtu e përfundoi asfaltimi atje. Kryetari i bashkisë shkoi në këtë rrugë e kryetari i bashkisë inspektoi punimet në atë rrugën tjetër. Mbikëqyrësi i Ramës në bashkinë e Vlorës, Artan Shkreli, pa nga afër trotuarin në rrugën filan Vetëm për rrugë. Asnjë fjalë për taksat, të ardhurat që mblidhen apo nuk mblidhen. Asnjë fjalë për portin e paralizuar, ku punon vetëm një traget dhe një anije mallrash. Asnjë fjalë për doganën që e realizon planin vetëm me Petroliferën. Asnjë fjalë për punën e institucioneve të tjera apo bashkërendimin e punës së tyre. Asnjë fjalë për kopshtet e çerdhet. Për sigurinë ushqimore. Asnjë fjalë për turizmin, masat, gjendjen e turizmit familjar, nevojat që ata kanë, furnizimin me ujë të pijshëm, numrin e shtretërve në hotele, përpilimin e një plani për kushtet dhe numrin e turistëve që mund të presin. 

Gjithçka në Vlorë është e përqendruar te rrugët dhe riveshja e tyre me cipën e asfaltit, që në shumicën e rasteve është asfalt i cilësisë së dobët. Padyshim që rrugët e asfaltimi I tyre është nevojë dhe domosdoshmëri, por jo që gjithçka të sillet rreth këtyre. Në Vlorë kanë nevojë për punë, për mbështetje nga bashkia dhe institucionet në prag të sezonit turistik, kanë nevojë për siguri ushqimore teksa konstaton se disa produkte tregtohen jashtë skadencës e jashtë kontrollit ushqimor, në fund të fundit, kanë nevojë për bukë. 

Kështu, ndërsa rrugët po vishen me cipën e asfaltit, shumicës së institucioneve në Vlorë, u ka dalë apo po u del “cipa” e funksionimit të tyre, e shërbimit ndaj qytetarëve, e menaxhimit të problematikave që shfaqen përditë në Vlorë nga qytetarë të shumtë, e përfshirjes në fushatë me njerëz e bazë material. Situatës së vështirë që po kalon Vlora i shtohet edhe kriza politike që ka përfshirë politikën në tiranë, ku shenjat janë negative për sa i përket ndikimit në turizëm e në ekonomi. Me pak fjalë, në Vlorë, vlonjatëve po ua mbushin rrugët me asfalt e shpirtin me maraz.
Sigal