Vrasja e Rakip Rolit, mbërrijnë në gjykatën e Kurbinit tre të dyshuarit

229
Sigal

Në Gjykatën e Kurbinit kanë mbërritur këtë të mërkurë në mëngjes tre të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

Krimi i rëndë ndodhi të premten në Sanxhak të Kurbinit.

Llej Lika, babai i tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhaj (Beleshi) do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë nga gjykata.

Për të garantuar sigurinë e tyre, ambientet e gjykatës janë rrethuar nga forca të shumta policie.

Arratia e tyre ka zgjatur vetëm pak orë pasi ndodhi krimi.

Bashkë me babë e bir u ndalua edhe Klajdi Gjexhaj, i cili dyshohet se i largoi ata me makinë nga vendi i ngjarjes.