Një 32-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Dibrës, pasi akuzohet për vjedhjen e një banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Xhevahir Bitrin, të cilit iu gjet dhe një kartë identiteti rumune e dyshuar e falsifikuar.
“Vodhi para dhe sende me vlerë, në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit iu gjet një dokument identifikimi fals.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një banesë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të kësaj vjedhjeje.
Në momentin e arrestimit, shtetasit Xh. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti rumune e dyshuar e falsifikuar. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.”, thuhet në njoftimin e policisë.