EMRI/ Po digjte mbeturinat në ullishten e tij, por flakët dolën jashtë kontrollin, ndërron jetë i moshuari në Poliçan

137
Sigal

Tragjik ka rezultuar fati i një 73-vjeçari në Poliçan, i cili teksa digjte mbeturinat në tokën e tij si pasojë e flakëve që morën përmasa të mëdha, ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në lagjen Lugas të fshatit Plashnik. Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Totaj. Ky i fundit ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.

Totaj nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.