EMRI/ Plagosje me thikë në një lokal të Divjakës, arrestohet 30 vjeçari, ishte fshehur në një kanal

339
Sigal

Një plāgosje me thikë ka ndodhur pak më parë në Divjakë, ndërsa policia ka arrestuar menjëherë autorin.

Në pranga ka rënë shtetasi Elidion Tarko, i cili ka tentuar të vrāsë 34-vjeçarin A. K., duke goditur me thīkë.

Njoftimi i policisë:

Kapet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes i cili tentoi të vrīste me thīkë një shtetas.

Sot rreth orës 10:20, në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrāsë duke e goditur me thīkë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë Divjakë të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.