Ulvi Zajmi: Champions League: Nesër në Lisbonë finalja “Bajern”- “PSG”

565
Sigal

Champions League 2019-2020: Nesër në Lisbonë, finalja e madhe “Bajern”-“PSG”!

 

Nesër në Lisbonë në “Estadio La Luz”, do të zhvillohet finalja e Champions League, 2019-20, ndërmjet francezëve të “PSG”-së dhe gjermanëve të “Bayern M”. Një ndeshje që nis në orën 21.00, e do të drejtohet nga italiani i Fifa-s, Daniele Orsato. Në historinë 65-vjeçare të saj, kjo e sezonit aktual do të regjistrojë, si kurrëherë më parë, ndryshimin e saj, mënyrën e organizimit të fazës finale, e kondicionuar pas situatës e krijuar nga Koronavirus, Covid 19. Një epidemi tronditëse, që goditi futbollin botëror, atë kontinental, me dy trofetë e rëndësishme të saj, “UEFA Champions League” dhe “UEFA Europa Cup”. Nisur nga rrethanat, UEFA vendosi që faza finale të zhvillohet në Lisbonë,  kur 65-vite më parë, është zhvilluar takimi i parë i Kupës së Kampionve, dho jo në Stamboll, duke e lënë qytetin turk për edicionin tjetër. Pra, vetëm faza finale, “Final Eight” (me tetë skuadrat e kualifkuara) në Portugali -Lisbonë nga 12 deri 23 gusht, në dy stadiumet lisbonase. Përfundimet e gjysëm finale, “Bayern M”.-“Lion” 3-0 dhe “PSG”- “Lajpcig” 3-0.

Pak nga rrugëtimi i trofeut: Nga Kupa e Kampioneve te Champions, “Real” 13 herë fitues!

Starti i këtij trofeu europian, e ka zanafillën në më 1955, e njohur si Kupa e Kampioneve të Europës (në frengjisht Coupe des clubs champions europeens, ndërsa në anglisht Europian Cup). Në vitin 1992, turneu ndryshoi emër dhe nga ai sezon është EFA Champions League. Ndeshja e parë është luajtur me 4 shtator 1955, në Lisbonë, “Sporting L”- “Partizian B”, ndonëse nuk ishin fituese të titullit kampion në vendet e tyre. Çdo federatë ishte e lirë për zgjidhte e të  caktonte një klub që do të përfaqësonte vendin  në këtë turne, me kushtin e vetëm që kjo skuadër, ose ai klub të kishte fituar të paktën një herë titullin kampion, edhe në të kaluarën. Dhe vetëm shtatë skuadra nga ato pjesmarrëse ishin kampionë në vendet e tyre. Por në pak kohë, nisur nga emri që përcillte trofeu, Kupa e Kampioneve, shtetet pjesmarrëse ishin të detyruar të caktonin skuadrën fituese të trofeut kombëtar. Formula ishte e thjeshtë, me eliminime direkte, me ndeshje vajtje-ardhje, përjashto finalen që u zhvillua në Paris, fushë asnjanëse. Kampionët e parë të Europës janë spanjollët e “Real të Madridit”, që fitojnë ndaj francezëve të “Reims”, para 40.000 spektatorëve. Entuziazmi që përcolli edicioni i parë, i nxiti pesë shtetet të marrin pjesë në ato vijuese, ndër to Anglinë. Uefa i detyroi vendet pjesmarrëse të dërgonin skuadrën fituese të titullit, më perjashtim të rasteve, kur fituesja e Kupës së Kampioneve, ishte njëkohësisht edhe kampione. Në këtë rast do të merrte pjesë edhe skuadra e vendit të dytë. Turneu merr hov të madh dhe në pak vite, në të janë 32 federata, që shkruajnë emrat e kampionëve, ndër to është Bashkimi Sovjetik më 1966. Kupa e fundit e Kampioneve, 1991-92 u zhvillua në Stadiumin “Uembli”, dhe u fitua nga “Barcelona” e drejtuar nga Johan Krujf,  që mundi 1-0 në finale “Sampdorian”. Goli i fitores u shënua në shtesën e dytë suplementare, nga Ronald Kuman, pikërisht nga ai që ka marrë drejtimin e “Barcelonës” pas humbjes 8-2 me “Bajernin”. Pas konsolidimit, daljes nga skena të Kupës së Kampioneve, dhe fillimit të një epoke të re, shoqëruar me një revolucion total në formulën e UEFA Champions League.  Formula e vjetër e Kupës së Kampionve me takime direkte me eliminim, duke nisur nga 1992 zëvendësohet me fazën e parë në grupe, pastaj me eliminim direkte dhe finale me një takim, fushë neutrale. Me rritjen progesive, në sezonin 1999-2000,  vjen një tjetër ndryshim formule, tashmë e hapur edhe për të tretat skuadra të renditura në 6 vende të elitës, dhe për katër skuadra për tre shtete e para. Kronohistori, 1956-60,  nisja është me dominim absolut i “Realit. 1961-62 triumfet e “Benfikës”, 1963-65,  supremacia milaneze, me “Milan” dhe “Interin” e Herrerës. 1966-68, kupa e gjashtë te “Realit”, e para për britanikët në periudhën ; 1969-73, e dyta e Milanit dhe hegjemonia e futbollit total të Ajaksit; 1974-76 shpërthimi “Bajernit”, 1977-85,  monopoli i gjatë anglez, surpriza “Hamburg”; 1986-88-92, sukseset e papritura nga skuadrat outsider: “Steaua”, “Porto”, “PSV”; dy kupat radhazi të “Milanit”, triumfet e para të “C. Zvezdës”, “Barcelonës”; 1993-95, të “Olimpik M” e “Ajaksit” ndaj “Milanit”, për të vijuar me 1996-98 me kupën e dytë të “Juventus”, dhe finalet e humbura ndaj “Borusia D” e “Real M”; 1998-02,  rikthimi tek fitorja i “Mancester U” në finale dramë të Nou Camp, fitoret Real, Bajern, Real. 2002-07 finalja e parë e gjitha italiane “Milan”-“Juventus”, shpërthimi i dytë i “Portos”,  përmbysja e madhe nga “Liverpul” ndaj “Milanit”, bis i “Realit” dhe rikthimi tek trofeu i “Milani”. 2008-2010 i treti triumf europian për “Mancester U”, “Barcelonës” e “Interit”; 2014-2018 suksesi i katërt i Barcës, i pari për Celsin dhe i pesti për Bajernin, dominin spanjoll në Europë me Real e Barcelonës. 2019, titulli i gjashtë për të kuqtë e Liverpulit, në finale e dytë e gjitha britanike, Liverpul-Totenham. Në 65 vite trofe, Spnja është e para me 28 finale, ndër to: Real 15 herë, 12 fitore 3 humbje; Barcelona, 8 herë 5/3; Atletiko M 3 herë, 0/3 dhe Valencia  në 2 dy finale, të humbura. Klubet Italiane po me 28 finalistë: 13 fitore-15 humbje. MIlna 11 herë, 8 fitore-5 humbje; Inter 6 herë, 3/3 dhe Juventus 7 finale, dy të fituara 5 të humbura; Anglia me 23 finale të luajtura, 13 fitore 10 disfata. Liverpul 8 herë, 5 fitore 3 humbje; Mancester U, 6 finale 3/3; Gjermania: 17 finale, ndër to 7 trofe dhe 10 disfata. Bajern 10 finale, 5/5, Hamburg 2 finale 1/1 dhe Borusia D 2 finale 1/1. Eintraht, Borusia M, Bajer L, janë gjithashtu finalist, por humbëse.

Forma e trofeut, nga ai i Hanot, tek ai me veshët gjigandë

Forma e trofeut, ajo për fituesit deri më 1966, ishte e modelit Hanot, francezit ideues edhe të trofeut, që në sezonin 1965-66 u fitua nga “Real M”. Me një vlerë prej 10 mijë franga zvicerane, kjo ishte vlera monetare e saj, kur e futën në arkiv më 1967. E para skuadër që fitoi trofeun me formën e re, në edicionin e 25 të saj, luajtur në Lisbonë, “Estadio Nacional”, me 25 maj 1967, “Seltik”-“Inter” 2-1, ishte “Celtik” i Gllagout që për herë të parë e të fundit regjistron triumfues një skuadër skoceze në kët turne. Ajo finale do të kujtohet edhe për një  fakt të rëndësishëm historik: Ai ishte edicioni i parë që kupa e vjetër, u zvendësua me atë aktuale. Trofeu me dy krahët, të quajtura veshët e mëdhenj, u aprovua asokohe nga Sekretari i Përgjthshëm i UEFAS, Hans Bangerter, pas disa varianteve që iu paraqitën nga një specialist në Berne,Hans Stadelman. Realizimi më pas u bë i mundur dhe u aprovua nga Fred Baninger, pas 340 orë pune të djalit të Stadelman, Jurg. Kupa është e lartë 62cm, peshon 8.5 kg. Nëse nga 1973 deri më 1976, u ruajtën format origjinale të 1966, në atë të 1994 u mbishkruajt “Coupe des clubs champions europeens”. Pas 2005, mbi të u vendosën edhe emrat e skuadrave fituese, dhe veshët e saj u zmadhuan pak më shumë. Nga 1997, trofeu origjinal i dorëzohet bashkiakut e qytetit që pret finalen, dhe që mund të ekspozohet e të vizitohet nga publiku, një ose dy muaj para ndeshjes. Pas 2008, për skuadrat që e fitojnë tri herë rradhazi ose 5 herë në total, kanë të drejtë ta marrin trofeun original përgjithmonë. Pesë janë klubet që e kanë marrë: “Real”, të parën origjinale më 1966; “Ajkas”  tri herë radhazi 1971-72-73; “Bayern” pas të tretës radhazi më ‘76; “Milan” pas titullit të pestë 1994 si edhe “Liverpul” pas të pestit më 2005.

Finalet triumfuese të “Bajernit”

“Bajern” i udhëhequr nga Franc Bekenbauer, Majer, G. Myler, Henes, Brajtner e ka fituar tri herë radhazi në mesvitet e ’70, Kupën e Kampioneve. Në të parën, sezoni 1973-1974 në finale e dyfishtë ndaj “Atletikos” së Madrid, luajtur në stadiumin Hejsel të Brukselit, arbitër Dekort, gjithçka në shtesë, kur pas golit të Aragones për spanjollët, mbrojtësi Shvarcenberg një minutë para fundit, realizon nga larg dhe barazim 1-1. Në ndeshjen e dytë, atë të përsëritëse, gjërmanët e Latekut fitojnë thellë 4-0, më një dopietë të Hanes he Myler. 1974-75, “Bayern” bën “bis”, duke triumfuar ndaj “Lids United”. Arbitër Kitadjan, 2-0 (Roth e G Myler)  në “Parc de Prince”, skuadra drejtohet nga Kramer. E kompletojnë tripletën në edicionin vijues, kur në “Hamden Park” në Gllasgou, edicioni 1975-76 , që në finale mundin minimalisht francezët e “St Etien”, 1-0 gol  Roth në pjesën e parë. Trajner është Kramëer, një sfidë që arbitrohet nga Palotai. Pastaj një përgjumje, dhe “Bayern” nuk fiton këtë trofe për 25 vite. Për të ardhur 2000 -2001: në Milano, stadium “Meaca”, arbitër hollandezi Dik Jol, përballë  “Bayern”- “Valencia”. 1-1 edhe pas 120 minuta, me gola të shënuara me penallti nga Mendieta (V) në 3’ dhe Efenberg 50’. Radha e penalltive, fiton “Bajern” 5-4, pas 14-të goditjeve: Realizojnë, Salihamixhic, Zigler Efemberg Lizarazu, Linke për “Bajernin”, (gabojnë P. Serxhio, Anderson), ndërsa nga “Valencia”, Mendieta, Careu, Baraja, Gonzales,(gabojnë Zahovic, Karboni, Pellegrino) dhe “Bajern” fiton trofeun. 2012-2013, dy gjsmëfinalet konfirmojnë dominimin gjerman: “Bajern” ndëshkon lehtësisht “Barcelonën” 4-0 në Mynih dhe 3-0 në vajtje,dhe “Borusia D”, që eliminon “Real Madrid” 4-1 në shtëpi dhe humbet 0-2 në transfertë.  Në derbin, atë final,  “Bayern” kalon në avantazh në min ‘61 me Manzikic. “Borusia” barazon në 69 me penallti me Gundogan, por ndëshkohet në minutën e ‘89 nga Robën, dhe “Bajern” fiton trofeun e pestë, duke e çuar në 7 numrin e trofeve të fituara nga skuadrat gjermane. Në atë vit “Bajern” realzion tripeltën, duke fituar  edhe kampionatin e kupën e Gjermanisë. Trajner është Hitsfeld

.

Finalet e humbura nga “Bayern”

Ato janë: Sezoni 1981-82, finale e Kupës së Kampioneve, në Roterdam “Aston Vila”-“Bajern” 1-0.  Autor i golit Uithe 67. Skuadra drejtohet nga Shermai. Edicioni 1986-87, në Praterstadion të Vjenës, “Porto”- “Bajern” me trajner Latek, humbet  2-1. Arbitër Ponet belg, shënues: 25 Kegël (B), 77’Madjer, 80 Juari;  Edicioni 1998-99, tashmë në Champions League në finale luajnë “Bayern”-“Mancester U”, një takim dramë, deri në sekondën e fundit. Dy skuadra në kërkim për të realizuar tripletën, pra duke fituar në një sezon titullin, kupën, dhe Champions. “Bajern” udhëheq me golin e M. Basler pas një goditje dënimi. Gjermanët duket se e kanë në dorë fitoren, pasi nuk rrezikohen asnjëherë madje duke humbur raste për të dyfishuar shifrat, kjo edhe për meritë të portierit anglez Shmaikel, në ndeshjen e fundit të tij me “United”. Kur arbitri italian Kolina, deklaroi tri minuta shtesë, nga një goditje këndi nga Bekam, i sapo futuri Sheringam barazon. Pas një minute, një tjetër korner nga Bekam dhe pas një assist të Sheringam, Solskejr ka shënuar dhe 2-1 për “Mançester”, që merr trofeun e dytë pas atij më 1968, kur në përbërje ishin Carlton, Best e Llou. Ky takim regjistrson edhe faktin se për herë të parë, u ndeshën dy skuadra që ishin përplasur në turin e parë, në grupe. Sezoni 2009 -10, në “Bernabeu”, “Inter”-“Bajern” 2-0 dhe Milito është autor i dy golave për italinë, realizuar në çdo pjesë loje. Turneu 2011-12, në Mynih “Alianz Arena”, një tjetër sfidë dhe humbje dramë për gjermanët: “Celsi”- “Bajern” 1-1. Muller 83’ barazon Drogba në ‘88. Arbitër Proenca dhe të gjithë tek pika e bardhë: 5-4 triumfojnë anglezët. Shënojnë: Lam, Gomez, Noier, gabojnë Olic, Shvajshtager për “Bajernin”. Për “Celsin”, gabon Mata, shënojnë Luiz, Lamprad, Cole, Drogba.

Francezët, “Olimpik M” më 1993 dhe “PSG” 2020

Francezët  janë finalistë në Kupën e Kampioneve dhe të Champions League në 5 finale: E para më 1955-56 në “Parc de Prince”, “Real M”-“Reims” 4-3; 1958-59, “Real M”.-“Reims” 2-0; 1975-76, “Sent Etien Bajern” 0-1; 1989-1990 “C Zvezda”-“Olimpik M” 0-0 (penallti fiton Zvezda); 1992-93, “Olimpik M”.- “Milan” 1-0. Dhe e fundit, ajo që do të luhet të dielën në Lisbonë: “PSG”-“Bajern M”. Ajo e sezonit 1992-93, e para zyrtare e UEFA Champions League, dhe e 38-ta e Kupës së Kampioneve, ka si fitues “Olimpik M.” e para a skuadër franceze që fiton këtë trofe, kur e kishin humbur dy vite më parë. Në finale mundin 1-0 “Milanin” e Fabio Kapelos, pasia kanë fituar dhjetë takime pa humbje. Autori i golit të vetëm, është Basile Boli. Por, për arsye të skanadalit për korrupsion që përfshin edhe presidentin B. Tapi, “Olimpik” përjashtohet dhe nuk lejohet të luajë Superkupën Europiane dhe atë Nërkontinenatle. Në vendin e “Olimpik” do të luajë “Milan” si nënkampione. Po në atë sezon, “Olimpikut” i revokohet titulli kampion kombëtar, i fituar në muajin maj,  por jo trofeu i Champions League. Marsejazit  nuk lejohen as të mbrojnë titullin europian më 1993-94. Do të jetë “Monako” që do e përfaqësojë federatën franceze, duke regjistruar për herë të parë që një skuadër titullmbajtëse, kampionë në fuqi nuk merr pjesë në edicionin vijues. Ndërkohë, për “PSG” kjo është hera e parë në një finale të tillë.

 

Të dielën, finalja “Bajern”-“PSG”, përballë forca, ndaj talenteve.   

 

Kjo është finalja e tretë që do të zhvillohet në Lisbonë, pas asaj të 1967-tës dhe 2014. Asnjë prej të dyja skuadrave nuk kanë qenë në një finale të tillë. Kjo është e 11-ta për “Bajernin”, nga të cilat ka fituar 5. Kampionët e gjermanisë rikthehen tek finalja e trofeut, pas asaj të fituar me “Borusian D”, në sezonin 2012-13, pra pas 7 vitesh. Skuadra vjen pas një dominimi total, aboslut si në Bundesligë, fituese edhe e Kupës, e pa asnjë humbje në Champions. Triumfoi thellë ndaj “Celsit”, 3-0 në të dyja sfidat, pastaj fitorja shokuese 8-2 ndaj Barcelonës dhe 3-0 pa shumë vuajtje ndaj “Lionit”, ndonëse fillimi ishte premtues për francezët. Skuadra drejtohet nga Flik, 54- vjeçari, që e mori skuadrën pas largimit të kroatit Kovac në mes sezoni. Skuadra ka në përbërje Nojer portierin e dt. 1986; mbrojtësit Kimich-1995, Boateng -1987, Alaba-1992, Devijs-2000, Goretzka -1995, Thiago Silva-1991; mesfushorët sulmues, Gnabry-1995, Muller-1989, Perisic-1989 dhe goleadorin Levandosvski i dt.1988. Një alternim dhe experiencë. Krahas atyre me eksperiencë, si Muller, Noier, janë edhe talented, Devis 20- vjeçar dhe Gnabri 25 i marrë për 8 milionë euro. Ndryshe “PSG”, për herë të parë në finale e këtij trofeu. Ka në përbërje, Neimar  që kushton 220 milionë euro ndaj 100 milionë i gjithë “Bajerni”. Dhe Mbape, lojtarin që ndryshoi fatin e takimit ndaj “Atalantës”, kur deri në minutën e 90-të parizienët ishin jashtë trofeut dhe pas dy minutave, në gjysëm finale të tij. Skuadra drejtohet nga Tukel, që ndërsa po përgatiste largimin, tani është në finalen e madhe ndaj “Bajernit”. Gjithçka e “PSG” -së varet nga entuziazmi i dyshes Neimar-Mbape, të aftë të ndryshojnë çdo rezultat, shifra në momente kulmore, befasuese të lojës, të paparshikueshëm në skema, veprimet plot intuitë, golat dhe shpejtësinë e tyre. Dy trajnerët, të dy gjermanë, janë për herë të parë në finale, madje përballë. Skuadrat  vijnë, pasi kanë eliminuar me shifra të njëjtja, 3-0 “Lionin” dhe “Lajpcigun”. Kopja Neimar-Mbape dhe Levandiski-Ngabri, pritet të jenë maja e ajsbergut. Të premten Levanosvski ka festuar 32-vjetorin. Bashkë me Gnabrin kanë shënuar 24 gola në këtë edicion duke u vlerësuar më e mira e turneu(15 Levandosvki e 9 Gnabri). PSG vjen pas 5 muajve pa asnjë ndeshje zyrtare, vetëm dy takimet ndaj “Atalantës”, “Lajpcigut”, ndryshe “Bajern”, kur fitoi Bundesligën, duke i luajtur të gjitha ndeshjet e fazës së dytë. Skuadrat, më shumë “PSG” kanë ruajtur pavarësinë, stërvitje të fshehura, pa praninë e medies, jo intervista, duke e mbuluar me mister pra sfidën. Vetëm sot në stërvitjen njohëse do të lejohen edhe kamerat. Skuadrat e kualifikuara në fazën 1/8 do të marrin 9.5 milionë euro per klub. Për ato në ¼ janë caktuar nga 10,5 milionë euro për klub. Për gjysëmfinalistet, janë 12 milionë euro për çdo klub dhe për finalistët UEFA ka caktuar shifrën 15 milionë euro për klub. Fituesja do të marrë 4 milionë euro.

Skuadra e tretë, ajo e arbitrave

 

Skuadra e tretë të dielën në mbrëmje është ajo e arbitrave. Ndeshja do të drejtohet nga italianë, të UEFA-s, e cila e bëri publike pasditen e të enjtes, kur zyrtarisht Komisioni Arbitral dhe  kryetari italiani R. Rozeti njoftoi se për finalen “Bayern”- “PSG”, ajo e edicionit të 65-të, ka zgjedhur kryesor,  Danile Orsato, nga Vicenza, 45- vjeç në nëntorin e ardhshëm, ndërsa asistentë do të jenë: Manganelli e Xhiladini, Në VAR, Irati dhe Guida, edhe këta italianë.  “Për mua është një vlerësim i madh” -ka deklaruar vërshëllima italiane. Para se të bëhesha arbitër, luaja futboll me skuadrën e qytetit tim. Isha 17-vjeç dhe ëndrra ime ishte të bëhesha elektricist, dhe pas shkolle nisa të punoj. Një ditë një miku im më propozoi të futesha në një kurs për arbitër, pranova dhe arrita pas 16 vitesh të arbitroj në Serinë A. Bashkë me Verratin, të dielën do të jemi dy italianë në fushë”-deklaroi ai.

 

Goleadorët, nga Di Stefano te Levandoski

 

Ata janë një pafundësi, nga edicioni i pare, tek i fundit. Sezonin aktual e komandon Levandoski i “Bajernit” me 15 gola. Pas tij Holand 10, Gnabri 9. Përfshirë të gjitha sezonet, në  65-vjetorin e trofeut, renditjen e udhëheq Ronaldo K. 131 gola. Pas tij Mesi 115, Raul (Real) 71, Levandoski 67, Benzema 65, Nistelroi 60, Shevcenko 59, Henri 51, Innzagi 50, Di Stefano, Ibrahimovic 49 gola.

————————————–

 

Nga “Partizan”-“Norceping” te triumfi i SK “Tiranës”, 60-vite histori në Champions

 

Kur “Bajern” luante në Tiranë!

 

Nga sezoni debutues në Kupën e Kampioneve, më 1962-63, në harkun e 60- viteve, klubet shqiptare kanë qenë thuasje sistematikë. Përjashto edicionin 1967, “Dinamo Braunshevjg”, atë 1968,  që nuk morën pjesë dhe vetëpezullimin 1972-78, ato kanë qenë të pranishme, me raste episodike, të pezulluara nga UEFA për mos paraqitje me klubet e ish-Bashkimit Sovjetik. Vitet 60-70,  janë të bujshme, historike për klubet shqiptare në Kupën e Kampioneve, për nga rezultatet, rivaliteti, ndaj kundërshtarëve perëndimorë dhe të njohur. E para, “Norceping”-“Partizani”  2-0/1-1 në Tiranë, gol i Krajës i pari shqiptar në këtë turne në Shqipëri. Pastaj “Partizani”-“Spartak P”l 1-0 (Kraja) 1-3 Pano, që regjistron të  parin në udhëtim. Plotëson tripletën radhazi  “Partizani” ndaj Këlnit 1964-65, 0-0/02. Për të ardhur tek “17 Nëndori”, me përfaqësimet epike: “17 Nëndori”-“Kilmarnok” 0-0 dhe ndërsa mendohej e treta në Paris, skocezët shënojnë në fund lojë dhe 1-0 në transfertë. Dhe dy përballjet historike ndaj kolosëve: 1969-70,  “17 Nëndori”-“Standart L”. 0-3 dhe 1-1 (Kazanxhi), dhe e paharruara pas një viti: “17 Nëndori”-“Ajaks” 2-2 (Zhega, Kazanxhi) dhe 0-2 në Amtsterdam. Pastaj “Partizani”-“CSKA” Sofje 0-1/03 dhe ndërpreja. Për t’u rikthyer me dy sfidat fenomenale: 1978-79, “Vllaznia”- “Austria V” 2-0 (Ballgjni, Zhega),dhe 1-4 në Vjenë (Hafizi). Ajo vijuese, surpriza e madhe: “Partizani”-“Seltik”  1-0 (Murati) dhe 1-4. Kualifikimi parë historik do të vijë në  sezonin 1982-83: “17 Nëndori”-“Linfild (I. Veriut)” 1-0(Kola), 1-2(Minga), pastaj shorti me “Dinamo K” dhe mos paraqitja e pezullimi. Ndërkohë “Bajern” do të zbresë në “Qemal Stafa” në sezonin 1989-90, me rezultatet: “Bajern”-“17 Nëndori” 3-1 (Minga) /3-0. Trajner ishte i njohuri Ugo Latek. Për ata tek kualifikimet historike, ajo e “Skënderbeut” në sezonin 2015-16, që pasi ka eliminuar “Crusaderes” 4-1/ 2-3, Milsami 2-0/ 2-0; “Dinamo Z”. 1-2, 4-1, luan në grupin H të Champions League me “Beshiktash”  0-1/0-2; “Lokomotiva M” 0-2/ 0-3; “Sporting L” 1-5/ 3-0, duke marrë vetëm me 3 pikë. Deri tek konkurimi i fundit, triumfi i SK “Tiranës”, pak ditë më parë 2-0 ndaj “Dinamos” së Kievit në udhëtim.

 

———————————————————————————-

Një shqiptar në Lisbonë

 

Armand Duka: Jam tifoz i “Milanit”!

 

I ndodhur në Lisbonë në vigjilje të finales së Champions League, “Bajern”-“PSG”, presidenti i FSHF-së njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit  Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, në një lidhje direkte, është intervistuar nga gazetarët e kanalit “Sky Sport” në emisionin e drekës, atë të orës 14.30. “Jam tifoz i Milanit dhe nuk bëj tifo për asnjë nga dy skuadrat që luajnë të dielën. Epidemia dëmtoi futbollin, por jam i kënaqur që UEFA mundi të organizojë finalet, të mbajë gjallë futbollin si asnjë konfederatë tjetër. Ne kemi disa futbollistë mjaft të mirë në Serinë A, ndër to Kumbulla, Po kështu edhe Igli Taren, një ndër manaxherët e njohur, që ka mundur me pak shpenzime të çojë “Lacion” në Champions në edicionin e ri. Pastaj Edi Rejan, trajnerin që ndërsa kishte nisur punën intensive me ekipin kombëtar, u detyrua ta ndërpresë nga Covid -19”- ka përfunduar presidenti Duka, nga Lisbona, duke iu përgjigjur pyetjeve.  ë

 

—————————–.