Turistët serbë në Sarandë: Na habit Shqipëria me bukuritë e saj

500
Sigal

SHQIPËRIA, BUKURITË E SAJ DHE SIDOMOS SARANDA NA HABIT GJITHMONË E MË SHUMË

 Nga Agron MEMA

Intervistë eskluzive për gazetën “TELEGRAF” me një nga dhjetra çiftet serbe që pushojnë në jugun shqiptar.

Saranda vuan një varfëri turistike, nisur nga situata pandemike. Po nuk thonë kot që “gjitoni i pari vëlla”. Dhe hoteleria e Ksamilit deri në Himarë, është mbushur me turistë serbë të moshës rinore. Kombet duhet të jetojnë në paqe. Këtë mesazh na dhanë një çift serb i akomoduar tek hotel “Tatatzati” ku unë zhvillova bisedën me ndihmën e përkthyesit Kejti Çela. Ja t’i dëgjojmë se ç’farë thonë çifti Sosha e Sania DZUNI, pasi janë të bindur se të vijnë në Shqipëri, tanimë nuk i tremb dot asnjë njeri dhe, kjo është e vërtetë, kur popujt tanë mos të njohin më fajet e klasës politike së cilës i përkasin të dy popujt tanë. Kështu shprehet çifti serb në intervistën e shkurtër për gazetën “TELEGRAF” .

Përshëndëtje çiftit  Sania dhe Sosha Dzuni nga gazeta “TELEGRAF”. Menduam t’u intervistojmë për përshtypjet tuaja.

Pikë së pari, prezantimi për lexuesin, ç’profesion keni dhe sa herë keni ardhur në Sarandë? Ne kemi një sallon bukurie. Kemi tre vjet që vijmë në Sarandë. Po jo vetëm, edhe në treva të tjera

Pse pikërisht Saranda? Mos ndikon minishengeni?

Kjo është arsye e fortë, po mund të jetë si thoni ju. Këtu deti është i bukur, ka kaltërsi.

Çfarë përshtypje kishit para se të vinit në Shqipëri dhe ç’keni gjetur tani që erdhët? Erdhëm vitin e parë dhe vendosëm të vijmë përvit. Ato që fliten nuk kanë kuptim. Se ta themi që në fillim, që asnjëri nuk e do luftën. Ashtu si sigurisht as unë, e as ti dhe askush. Bashkëjetesa e popujve më jep gëzim.

A ekzistojnë përshtypje për shqiptarët në serbi dhe si?

E thashë që jemi miq, shqiptarë dhe serb janë shokë dhe nuk kanë problem.

-A ndikon minishengeni ballkanik në këtë “bum” turistësh serbë në Shqipëri?

(Pasi pyet bashkëshortin në serbisht)-Ç’është kjo? Nuk dimë fare -ndërhyrje-marrëveshja Vuçiç –Rama –Kosovë- (Pasi qesh pak dhe pyet përsëri bashkëshortin)-Nuk dimë gjë, po çështja nuk është të pengojmë lëvizjen e popujve. Këtu njerëzit janë shumë të mirë, shumë të sjellshëm. Vitin që kaloi ishim me gjithë familjen dhe këtë do t’a bëjmë vitin tjetër. Në Sarandë do të vijmë përsëri se na ka pëlqyer shumë. Lënia e lirisë së lëvizjes së popujve do të ndikojë shumë, sepse duke sulmuar njëri-tjetrin nuk arrijnë asgjë popujt. Sarandës faleminderit dhe gjithë popullit shqiptar për mikpritjen. Jemi popuj dhe nuk jemi të ndryshëm, të ndryshme kemi gjuhën, por jo traditat. Le të mësojmë nga hitoritë e njëri-tjetrit, historitë më të bukura që shumë prej tyre i kemi të përbashkëta. Le të kënaqemi me traditat tona, gjithmonë jashtë politikës, por në shtratin e bashkëjetesës së kombeve, sepse popujt nuk ndjejnë asnjë ndjenjë faji nga politika. (shënim-përgjigjet e zonjës vinin pas komunikimit me bashkëshortin në serbisht, gjithsesi i falenderojmë për përshtypjet-shënimi im A. M.)