Policia e Shtetit në gjum letargjik/ 200 euro për person për të kaluar kufiron. Rritet trafiku i emigrantëve të paligshëm që hyjnë në Shqipëri

306
Sigal

Nën hundën e Policisë së Shtetit kalojnë ryshfetet  200 euro për të kaluar emigrantët në vendet e BE-së

  • Nuk ka të mbaruar kalvari i trafikimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Harta e qyteteve shqiptare të përfshirë,  sa vjen e zgjerohet duke shkuar këtë herë në Korçë. Në  vitin viti 2018, kupola drejtuese e policisë së Vlorës, u shpall në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Më pas Kupola e Policisë Kufitare, ndalohet nën dyshimin për trafik qeniesh njerëzore, ku u la në fuqi pezullimi nga detyra. Por përse vazhdon qeveria dhe policia të dështojnë në zgjidhjen e këtij problemi? Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Zh., 26- vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz. Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim.”