EMRI/ Një tjetër i arrestuar për trafik droge në Lezhë

61
Sigal

Një tjetër person i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Lezhë ndërkohë që në këtë qark është zhvilluar një aksion i gjerë antikanabis.

I arrestuari është Erjon Cerriku, 29 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.

Njoftimi:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Forca Operacionale në DVP Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E.C., 29 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.