EMRI/ Kanabis, granatë dhe radio e lidhur me kanalet e Policisë, arrestohet 40-vjeçari në Sarandë

165
Sigal

40-vjeçari Hysni Selmanaj banues në Sarandë, ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën sasi farash narkotike cannabis sativa, granatë ofensive, dhe një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë

Sarandë-Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Iu gjetën sasi farash narkotike cannabis sativa, granatë ofensive, dhe një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë, vihet në pranga një 40-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar H. S., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si rezultat i kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, një granatë ofensive së bashku me ndezësin, një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. S., 40 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sarande