“Me bluzë të kuqe veshur dhe me shqiponjën”, Meta publikon foton me dy vëllezërit nga Vlora: Njëri i lindur në 28 nëntor dhe tjetri në 17 shkurt

229
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka ndarë një tjetër status në ‘Facebook’ me ndjekësit e tij, ku këtë herë tregon se është takuar me dy miq nga Vlora.

Ndërsa ka publikuar edhe foto me të rinjtë, presidenti Meta shprehet se gjendet në shoqërinë e dy vëllezërve, Jonit dhe Aldrinit, njëri i lindur në 28 nëntor dhe tjetri në 17 shkurt.

“Sot në shoqërinë e dy miqve nga Vlora, Jonit dhe Aldrinit. Vëllezër e shkuar vëllezërve. Njëri i lindur në 28 Nëntor dhe tjetri në 17 Shkurt. ”, shkruan Presidentit bashkangjitur fotos së publikuar.

Presidenti Meta njihet për reagimet e tij patriotike, ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt.

273763379 490651109096796 7887924112861603929 N

273822770 490651069096800 566433086789115129 N