EMRI/ Ishte dënuar për falsifikim dokumentash, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

158
Sigal

Një 54-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Tiranë.

Policia bën me dije se Flamur Dema ishte dënuar në mungesë për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim Flamur Dema, 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.