Edhe pas mbarimit të Big Brother 1, Monika Lubonja nuk i kursen ‘thumbat’ për produksionin

Monika Lubonja ka qenë një nga personazhet më të përfolur të “Big Brother Vip”.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit nga ajo eksperiencë, ish-banorët nuk harrojnë ta kujtojnë herë pas here, duke mos i kursyer edhe thumbat e drejtëpërdrejtë për produksionin.

NOA

Image

Monika së fundmi ka ndarë një video të edituar në Instagramin e saj, ku imiton gjestin e Julia Roberts e cila shihet duke përdorur një banane si telefon. Banania pa frikë mund të konsiderohet si detaji që shënjoi edhe qëndrimin e Monikës brenda shtëpisë së “BBV”.

Çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi i videos në fjalë.

“Legjendat e bananeve i shfrytëzojnë të gjithë, edhe produksionet e mëdha për të kamofluar frutat që duan të hanë vërtetë. Por, vetëm yjet dinë t’i përdorin siç duhet,”-shkruan Monika.