EMRI/ Arrestohet një person i dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës

351
Sigal

Arrestohet një nga të dyshuarit për rrëmbimin e Jan Prengës.

Personi i dyshuar është kapur jashtë vendit dhe ka dyshime se i arrestuari është Martin Gentian Bleta.

I arrestuari ka disa identitete dhe po verifikohet nga Policia. Ndërkohë që Interpoli ka deklaruar se është arrestuar Gentian Bleten, i cili përdorte emrin Nik kohët e fundit.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Gentian Bletës nga Polonia.

Jani Prenga u mor peng në janar 2020 në zonën e Kamzës. 49-vjeçari është babai i pesë fëmijëve dhe ka katër vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij. Gjithashtu mësohet se Prenga jetonte prej vitesh në zonën e Bathores.

Mësohet se vëllai i tij kishte rolin e korrierit në grupin e trafikut të drōgës në Mbretërinë e Bashkuar.

Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kilogram kōkainë, prandaj i morën peng të vëllanë në Shqipëri.