Mbante të izoluar në banesë dhe të mbikëqyrur nga kamerat bashkëshorten dhe familjarët, shtyhet me 20 ditë masa e arrestit për Jetnor Zhabolin

20
Sigal

Gjykata ka shtyrë me 20 ditë masën e arrestit për Jetnor Zhabolin, të riun i cili mbante të izoluar dhe monitoronte me kamera familjen e tij, gruan, dy fëmijët dhe nënën. Kjo për shkak sepse brenda këtij afati ekspertët duhet të paraqesin konkluzionet për të riun.

35-vjeçari kishte montuara kamera në hyrje të derës së shtëpisë, si edhe anash saj, për të parë nëse dikush prej anëtarëve të familjes do të dilte nga shtëpia, kur ai nuk ndodhej aty.

Shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet.

Po ashtu, Jetnor Zhabolli, pasi largohej nga banesa, bllokonte edhe valët e telefonit të familjarëve të tij, që të mos kishin mundësi të kontaktonin me të tjerë.

Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll.

Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë dy letra lamtumire që ajo i kishte dërguar të afërmve të saj.