EMRAT/ Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për 2 arkitektët

37
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest në burg për arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, pasi morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme nëpërmjet E-leje

Njoftimi i prokurorisë:

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton e provuar se shtetasit e mësipërm, kanë aplikuar në sistemin E-Leje, nëpërmjet shtetasve A.P. dhe K.B. (Arkitektë), si dhe janë pajisur me lejet e rindërtimit respektive.

Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata.

Nga të dhënat e grumbulluara rezulton se objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiksionin e Bashkisë Tiranë.

Shtetasi G.M. administrator dhe ortak i vetëm i subjektit Certi Ë South Balkans, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14.04.2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, e cila është pjesë e fondit pyjor, ngastra 1/a, për të cilin janë përpiluar aktet pëkatëse, duke u konstatuar se disa prej strukturave me hekur dhe beton si dhe muri rrethues janë të pozicionuara në një sipërfaqe të fondit pyjor e cila ëshë dhënë në përdorim.

Arkitektet A. P. dhe K.B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.

Pas verifikimeve, kërkohet vendosja e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara nga;

M.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5271 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 62 datë 09.02.2023, pranë ASHK;

F.Z. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5272 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 63 datë 09.02.2023;

A.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundëvajtjes nr 5270 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 65 datë 11.02.2023, pranë ASHK;

A.H. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 5269 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 72 datë 15.02.2023, pranë ASHK;

D.D. me sipërfaqe 360 m2, të konstatuar sipas procesverbalit per konstatimin e kundravajtjes nr 2582 datë 30.01.2023, te IMT dhe vetedeklarimit nr 38 datë 01.02.2023, pranë ASHK;

V. vetëdeklaruar me aplikimin nr.5714 datë 31.03.2022, pranë ASHK-së; dhe
D., i cili nuk rezulton të ketë bërë aplikim për ndërtimin e paligjshëm, por ka pretenduar se ka ndërtuar objektin e konstatuar bazuar në lejen e ndërtimit nr Nr. K-10349/2.

Po kështu, ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 230, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit arrest në burg për shtetasit: A.P. dhe K.B.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se ata kanë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal. Arkitektët A.P dhe K. B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.