Kaos në autostradën Elbasan-Tiranë, qindra automjete të bllokuara në trafik

267
Sigal

Fundjava me diell dhe temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët të dynden drejt bregdetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se për shkak të lëvizjes së madhe të automjeteve në rrugë është shkaktuar kaos në dalje të Elbasanit.

Mësohet se radhë të gjata makinash janë krijuar në rrugën që të çon në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë, ku qytetarët po kthehen në banesat e tyre pas një fundjave në bregdetin e jugut.

Ndërkohë deri më tani nga ana e policisë rrugore nuk është marrë asnjë masë për vendosjen e kontrollit dhe normalizimit të trafikut ku ndodhen qindra automjete të bllokuara.