E zë korrenti në shtyllën e tensionit të lartë, vdes punonjësi i OSHEE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Gjirokastër.

Një punonjës i OSHEE është gjetur i pajetë në shtyllën e tensionit.

Sigal

Shtetasi me inicialet K.P, 55 vjeç, ka qenë duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE) është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qenë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.