EMRAT/ Grabitet kompania në Tiranë: Maskat futen nga tubi i ajrimit, plani nga ish-punonjësi

403
Sigal

Tre persona të maskuar kanë vjedhur lëkurw për tapiceri makine në një kompani në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë ne Fushe-Mëzezë.

Mësohet se nw pranga të policisë kanë rënë: Ajet Sela, Arjan Murati dhe Vebi Shahu.
Plani për të kryer grabitjen është bërë në shtëpinë e Vebi Shahut, i cili është ish-punonjës i kësaj kompanie.

Burime bëjnë me dije se tre grabitësit kanë hyrë në kompani nëpërmjet tubit të ajrimit. Pasi kanë bëre grabitjen ata janë konstatuar nga një patrullë policie në rruge që u kanë bërë thirrje të ndalojë.

Ndërkaq, autorët nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë tentuar të largohen me vrap. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të tyre dhe i kanë ndaluar nëpër rrugica. Gjatë arrestimit tre autorëve u janë gjetur në trup leva dhe lëkura që kishin grabitur.

Të arrestuarit do të përballen sot më masën e sigurisë në Gjykatën Penale të Tiranës, nga gjyqtari Erjon Bani.