Në një fshat të Tiranës, ku është rasti më i ri me koronavirus në kryeqytet

380
Sigal

Tirana është qarku më i madh në vend që deri më tani ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Burime bëjnë me dije se mes njëmbëdhjetë rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus në kryeqytet është një vatër e re në Petrelë.

Përveç personave të kontaktit të rasteve të prekura, janë testuar edhe punonjës të uniformave blu, ndërkohë harta e personave të infektuar është shtrirë në pesë qytete, mes të cilëve në Tiranë ka numrin më të lartë me njëmbëdhjetë raste të reja të konfirmuar, ku është zbuluar dhe një vatër e re në Petrelë.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Tiranë është 237 persona, ndërsa në total në të gjithë vendin 494, mes të cilëve 25 kanë humbur jetën.