EMRAT/ Dy operacione policore në Tiranë, tre persona të arrestuar

Policia e Shtetit ka bërë me dije rezultatet e dy operacioneve antidrogë, të koduara “Çokollata” dhe “Tujan”.

Policia tha se është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Sami Qordja 43 vjec ku janë gjetur lëndë narkotike, 160 paketime me peshë totale 48.5 kilogramë drogë.

Sigal

“Arrestohet Sami Qordja dhe djali i tij, Kevin Qordja, 19 vjec, për trafikim e shitje narkotikësh në bashkëpunim.

Pas këtij operacioni u finalizua operacioni i koduar “Tujan”, në zonën e Tujanit në banesën e shtetasit Ramazan Qordja 31 vjec, janë gjetur e sekuestruar 312 gramë heroinë. Ramazan Qordja shiste heroinë në doza”.

Vijon…