E rëndë në plazhin e Jonufrës, gomonia përplas 7-vjeçarin, i mituri përfundon në spital

158
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Jonufrës, ku një 7-vjeçar është dëmtuar pasi është përplasur nga një gomone.

Drejtuesi i mjetit lundrues, 40-vjeçari me iniciale H. K. është shoqëruar, ndërsa bëhet me dije se i mituri është në kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.