“E paguani në çdo kafshatë bukë e çdo gotë ujë”, Berisha për rrugën Elbasan- Tiranë: Nga 255 milionë euro, çmimi kërciti në 430mln

132
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një diskutim me fermerët e Belshit. u shpreh se qeveria nuk ka prioritet bujqësinë ndaj nuk bën investime për ta mbështetur atë.

Ai shtoi se pas dorëzimit të pushtetit, çmimi për kilometër i rrugës u rrit në 30 milion euro.

Sipas tij, kur kishte mbetur vetëm 7 kilometra rrugë, kostoja nga 255 milion, shkoi në 430 mln.

“Kanë bërë një metër kanal keni dëgjuar?

Ata nuk kanë prioritet bujqësinë ndaj.

Mos harroni kur të shkoni në Tiranë përtej tunelit, nga Ibë në Farkë ishte autostrada e papërfunduar, e gjithë rruga ishte kontraktuar me 255 milion euro. Kur dorëzuam pushtetit kishte përfunduar tuneli dhe kishte mbetur vetëm 7 kilometra. Nga 255 milion rruga, një kilometër vajti 30 milion euro, shkoi pra 430 milion. Aktori i ka hedhur në gjyq dhe do u marrë edhe 15 milion që merren po nga ju se qeveria nuk prodhon para por jau merr me taksa që e paguani në çdo kafshatë buke e në çdo gotë ujë TVSH-në.

Ka një thirrje të brendshme të kuptohemi për veten tonë. Ti dalim zot vetes, nuk jemi për tu nëpërkëmbur në këtë mënyrë.

Jugu janë me qindra 18- vjeçarë të punësuar si kamarierë se nuk ka forcë pune, tani po i arrin edhe nga Bngladheshi se nuk ka këtu”, tha Berisha.