Flakët pushtojnë fshatin në Lezhë, shtëpitë në rrezik, banorët ndihmojnë zjarrfikësit për të shuar zjarrin

149
Sigal

Flakët kanë ‘pushtuar’ fshatin Piraj të Lezhës pasditen e sotme. Zjarri të cilit ende nuk i dihen shkaqet ka përfshirë linjën hekurudhore dhe deri më tani kanë shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej rreth 500 metrash.

Nga flakët në rrezik janë vendosur edhe banesat e zonës së fshatit pasi zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë që e ka përhapur atë në disa drejtime.

Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat të ndihmuara edhe nga banorët e zonës po punojnë për shuarjen e flakëve në zonë.