Emigrantët në protestë, policia greke përdor gaz lotsjellës

260

Protesta që u bë në ishullin grek, Lesbos, kundër rregullave të ashpra për azil, mori vëmëndjen e policisë duke bërë kështu që ata të përdornin gaz lotsjellës për parandalimin e protestës.

Rreth 2 mijë persona protestuan jashtë kampit të mbipopulluar të Morias, me pankarta në duar ku shkruhej fjala “Liri”.

Protestuesit marshuan për rreth shtatë kilometra, drejt portit Mitileni por u bllokuan nga policia jashtë qytetit.

Një vonim të tepruar të aplikimeve të bëra tashmë dhe vonesa në procedurat e azilit, kanë bërë që të rritet zemërimi mes emigrantëve, pa përmendur këtu kushtet e këqija në kampet e mbipopulluara.

Pas vitesh vonesa procedural, Greqia përballet tani me rreth 90 mijë aplikime për azil, ende të pa trajtuara.