Namik Dokle/ Britma e Gjergj Fishtës: Tradhëtaret na lanë pa Atdhe

730
Sigal

Namik Dokle, ish-deputeti socialist, përcjell një mesazh përmes vargjeve të At Gjergj Fishtës:

“O Perëndi, a ndjeve?

Tradhëtaret na lanë pa Atdhe,

E Ti rri e gjuan me rrufe

Lisat n’për male kot…”

Mesa duket Dokle e përcjell këtë mesazh si akuzë. Namik Dokle ka qenë një ndër drejtuesit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste pas vitit 1990, i distancuar nga politika aktive prej vitit 2017.

Duket sikur Fishta e ka shkruar për ditët e sotme e për këtë arsye, Namik Dokle e përcjell si mesazh në profilin e tij në Facebook, shoqëruar me një fotografi tek busti i poetit të shquar shqiptar.

Dokle përcjell vetëm vargjet e Fishtës, pa ia adresuar dikujt mesazhin, por për shkak të situatës dramatike në të cilën ndodhet Shqipëria në vitin e 30 të tranzicionit, duket si një akuzë për elitën politike, kryesisht për ata që po na qeverisin.

Namik Dokle mori vendimin për tërheqjen nga politika në një moment kur Parlamenti, Bashkitë por edhe Institucione të tjera vendimmarrëse u populluan me persona me të shkuar kriminale.