Elez Biberaj: Urime Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës me rastin e 80 vjetorit të transmetimeve në gjuhen shqipe

198
Sigal
Congratulations to VOA’s Albanian Service: Today, May 13, marks the 80th anniversary of VOA’s first Albanian language broadcasts! Profound thanks to the Service’s former and current staffers, and correspondents in the target area for their dedication, amazing work and commitment to the highest journalistic standards! As it has done during the last eight decades, VOA will continue to serve as a highly trustworthy and credible news source, providing its audiences with unbiased, reliable and timely news and information and fostering the development of free and democratic societies.
Urime të përzemërta Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës me rastin e 80 vjetorit të transmetimeve në gjuhen shqipe. Gjate këtyre tetë dekadave, Zëri i Amerikës ka qenë një prani e vazhdueshme dhe bashkëudhëtare me shqiptarët. Është e vështirë të gjesh një mjet tjetër shtypi që të ketë mbuluar dhe që vazhdon t’i mbulojë zhvillimet në trevat shqiptare në një mënyrë të tillë gjithëpërfshirëse, objektive dhe gjithë-shqiptare si Zëri i Amerikës. Shërbimi Shqip vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe gëzon një ndër audiencat më të mëdha mes shërbimeve në të gjitha gjuhët e tjera të Zërit të Amerikës. Mirënjohje kolegëve të Shërbimit Shqip dhe te gjithë gazetarëve që kanë pasur fatin dhe nderin të punojnë për Zërin e Amerikës dhe të japin ndihmësen e tyre modeste për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar!