Elbasan/ Makina përplas këmbësorin për vdekje, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

290
Sigal

Një aksident i rëndë është rregjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Raportohet se një kalimtar është aksidentuar për vdekje te porta e Kalasë, në mes të qytetit të Elbasanit.

Makina që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ende i paidentifikuar ka humbur jetën, pas përplasjes, pa marrë dot as ndihmë e parë.