Kryeministri i Indisë mori pjesë në hedhjen e gurthemelit të tempullit të diskutueshëm

267
Sigal

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka marrë pjesë në hedhjen e gurthemelit të tempullit të diskutueshëm që do të ndërtohet në vend të xhamisë historike Babri (Babri Masjid).

Sipas lajmit të NDTV-së, Modi mori pjesë në hedhjen e gurthemelit të ndërtimit të tempullit që nis procesin e shndërrimit të xhamisë në tempull.

Modi ka vendosur një tullë simbolike 40-kilogramëshe prej argjendi në themelin e tempullit, ndërtimi i së cilës filloi në përvjetorin e parë të heqjes së statusit të veçantë të rajonit Xhamu dhe Kashmir.

“Është një moment i emocionuar për Indinë. Pritja e gjatë përfundon sot”, tha Modi, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të tempullit për Indinë.

Para hedhjes së gurit të themelit në rajon u rritën masat e sigurisë.

– Toka e xhamisë së shembur temë debati mes indianëve dhe myslimanëve

Territori i cili në të kaluarën ndodhej xhamia e shembur Babri në qytetin historik Ayodhya, vazhdon të jetë temë debati mes indianëve dhe myslimanëve që prej shumë vitesh.

Indianët radikalë pretendojnë se myslimanët në shekullin e 16-të kanë shembur tembullin e ndërtuar në emër të mbretit indian Rama dhe në vend të saj kanë ndërtuar xhami.

Pretendimi se në vendin ku është xhamia Babri gjendet tempulli Ram për herë të parë në vitin 1853 i ishte referuar gjykatës, por gjykatësi britanik i asaj kohe e kishte refuzuar.

Në dhjetor të vitit 1992 indianët radikalë shembën xhaminë Babri, të ndërtuar në periudhën e perandorisë Mogule. Shembja e xhamisë shkaktoi trazira që rezultuan me vdekjen e rreth 2.000 personave në të gjithë vendin.

Myslimanët në Indi kërkojnë rindërtimin e xhamisë në vendin në fjalë, ndërsa indianët duke mbrojtur idenë e tyre se këtu ka lindur mbreti hyjnor Rama kërkojnë ndërtimin e tempullit

Partia Popullore e Indisë (BJP) në qeveri, lideri i së cilës është kryeministri Modi, vitin e kaluar kishte aplikuar tek Gjykata e Lartë që një pjesë e tokës së Xhamisë Babri t’u jepet indianëve, siç pretendohet pronarëve të parë të tokës.

Gjykata në vendimin më 9 nëntor 2019 vendosi që toka prej rreth 1.1 hektar t’i jepet fondacionit indian për ndërtimin e tempullit, ndërsa fondacionit myslimanë në rikthim t’u jepet një tokë prej rreth 2 hektarësh në një vend tjetër.

Pas vendimit më 5 shkurt, Modi njoftoi themelimin e fondacionit “Shri Ram Janmabhoomi Teerth Kshirta”.