Sigal

Një grindje midis dy personave në Elbasan, ka përfunduar me të shtëna armësh. Njëri prej tyre, ka nxjerrë pistoletën dhe në mënyrë kërcënuese ka qëlluar dy herë në ajër.

Sipas Policisë Vendore, e cila konfirmon ngjarjen, mësohet se, agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A. S., 34 vjeç, nga Elbasani.

Komisariati i Policisë Elbasan

Shërbimet e Policisë lokale identifikuan brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër te vendi i njohur si te “Shinat e trenit”. Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A. S., 34 vjeç, nga Elbasani. Ai i doli përpara me armë në dorë një shtetasi që lëvizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit. Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.