Elbasan/ E kapi paniku nga defekti i autobusit, pasagjerja hidhet për të shpëtuar, vdes në spital

283
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt në fshatin Tregan dhe si pasojë njëra prej pasagjereve është hedhur për të shpëtuar.

Sipas informacioneve për mediat, në momentin që autobusi pësoi defekt një pasagjere nga frika dhe paniku është hedhur për të shpëtuar.

Si pasojë e plagëve të marra pasagjerja është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit Kirurgjik të Elbasanit, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur që të përballojë plagët duke ndërruar jetë.

Pasagjerët e tjerë nuk kanë asnjë problem shëndetësor, shoferi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen