Elbasan/ Aksidentoi rëndë këmbësoren, arrestohet i riu në arrati

648
Sigal

Një 27 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia pasi aksidentoi një këmbësore në Bulevardin “Qemal Stafa’ në Elbasan.

Sipas Policisë i ndaluari është shtetasi J. Gj, i cili ka aksidentuar shtetasen M.H  e cila ndodhet në kujdes mjekësor në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J.Gj., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.H., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materiale hetimor i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.