Elbasan, 50 vjeçari përplaset nga makina teksa po lëvizte me biçikletë

317
Sigal

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në qytetin e Elbasanit e si pasojë ka mbetur i plāgosur një 50 vjeçar.

Burri i cili ishte duke lëvizur me biçikletë u përplas nga një makinë duke marrë plagë të rënda.

50 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjikal aty ku ka marrë kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9 vjeçare “Jorgji Dilo”.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për në komisariat.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë sërish.