Ekzekutohet me armë zjarri 50 vjeçari në Fier

271
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku një 50 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00 në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, viktima është Ahmet Toska.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorit të kësaj ngjarje.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier