Mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës mbeti i vdekur Iljaz Çali. Në fillim policia dyshoi se i ndjeri mbeti viktimë si pasojë e një aksidenti, por pas konstatimit të gëzhojave u arrit në përfundimin se biznesmenit iu bë atentat nga persona ende të paidentifikuar.
Ndaj makinës së 37-vjeçarit është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, ndërsa automjeti tip “Land Rover”, i drejtuar prej Çalit është përplasur me bordurën e rrugës dhe ka vijuar të lëvizë pa kontroll për disa metra.
Fikja e dritave në rrugë nga qeveria Rama dhe ministrja Balluku ka shtuar vështirësi në identifikimin e autorëve pasi, kur ka ndodhur atentati, nuk ka pasur kamera sigurie në zonë dhe kanë qenë fikur edhe dritat e autostradës. Nisma e Rilindjes për kursimin e energjisë po shton ndjeshëm rastet e aksidenteve, vjedhjeve dhe rastet e atentateve.