U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, zbardhen detajet: Iljaz Calit i kishin borxh 1 milion dollarë

165
Sigal

Detaje të reja raportohen ekskluzivisht mbi ekzekutimin e Iljaz Calit dhe këto lidhen me dëshmitë që u janë marrë familjarëve të tij.

I vëllai, i cili ka qenë duke pirë kafe deri në orën 22:00 të asaj mbrëmjeje sipas burimeve, ka treguar itenerarin e tij.

‘Rreth orës 22 ai u largua për në banesë’ – dëshmon i vëllai. gjatë kohës që qëndroi në lokal ka pasur komunikime të vazhdueshme në telefon vijon më tej dëshmitari, i cili e mësoi vrasjen e tij përmes medias.

‘Ne si familje nuk kemi hasmëri, por një borxh që shtetasi RR.D na ka prej tre viteve në vlerën e tregut prej 1 milionë dollar për sasinë e 2400 tonëve krom.’-tha ai

Familjari i të ndjerit shton se herë pas here kanë pasur debate për këtë gjë. Po kështu kohët e fundit kemi pasur debate edhe me shtetasin I.C, i cili ka edhe ai një galeri kromi atje.

I vëllai i viktimës sipas burimeve shumë të sigurta, i pyetur për ngjarjen ka veçuar këto dy persona si më konfliktualët.

“Iljazi e mori makinën me qira tek unë në datën 28 mars” – kështu e ka nisur rrëfimin administratori i kompanisë që jep me qira mjete, i cili deklaron se është ai pronar i makinës që u qëllua duke lënë të vdekur në vend mikun e tij që e kishte banesën pranë biznesit të dëshmitarit.

Një tjetër dëshmitar i quajtur T. P sipas burimeve shumë të sigurta, është marrë në pyetje duke qenë se gjendej fare pranë vendngjarjes.

Ky shtetas, shpjegon se është punonjës sigurie pranë autostradës, në kilometrin tetë teksa kur ishte në kabinën e rojës dëgjoi krisma.

‘Nuk ju dhashë rëndësi mbasi kujtova se ishin fishekzjarrë’– shton dëshmitari-‘Dhe mbasi i dëgjova dola nga kabina dhe pashë një makinë që lëvizte me shpejtësi të ulë në korsi, duke dalë më pas nga korsia”.

Dëshmitari kujton se si automjeti humbi drejtimin dhe më pas doli nga rruga duke u ndalur pranë trafik-ndarëses. Pikërisht ky dëshmitar ka tentuar të njoftojë policinë “por sipas tij ka parë policë në vendngjarje”.

Burimet sqarojnë se edhe ky dëshmitar u pyet nëse e ka parë automjetin prej nga është qëlluar i riu Iljaz Cali , por dëshmitari këmbëngul se për shkak të errësirës nuk ka arritur të dallojë asgjë. Dëshmitari kujton se pas dy krismave të para ka dëgjuar edhe një breshëri krismash duke hedhur poshtë dyshimin e parë të raportuar menjëherë mbas zbulimit të makinës dhe versionit se mund të kishte qenë aksident.